Opozita drejt bashkimit, Boçi konfirmon negociatat me grupin e Gazment Bardhit

Spread the love

Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi, konfirmoi se po bisedon me Gazment Bardhi që të gjitha kampet brenda të djathtës, të mblidhen në një.

Ai thotë se diskutimet janë intensive për një bashkim të të gjithë opozitës për zgjedhje. Edhe përfshirjen e Bashës e kushtëzon me kthimin, sipas tij në rolin e opozitarit.

“Po punohet për një proces bashkimi jo vetëm brenda PD, por edhe në pjesën e partive të opozitës, që janë të gatshme të bëhen pjesë e këtij fronti dhe të aksioni opozitar, jo thjeshtë zgjedhor, por edhe aksionit që pararend situatën zgjedhore. Bisedimet dhe procesi vazhdon.

Aktet e bashkimit do të zbardhen dhe do të bëhen të ditura në ditët në vijim. Ky bashkim është konkret, fillimisht brenda nesh dhe më pas edhe për të ftuar të gjitha partitë opozitare me të cilët përfaqësuesit e PD-së janë bisedime intensive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *