Babloku kërkon ti konsiderojë “Sekret Shtetëror” për 20 vite dosjet e PPP-ve e strategjikëve

Spread the love

Mësymja drejt kupolës qeveritare, që SPAK ka filluar me rekomandim e mbështetje të SHBA, ka tmerruar aq shumë Edi Ramën dhe klanin e tij mafioz, sa mendon se do shpëtojë duke fshehur dosjet me marifetin “Sekret shtetëror” …

Tashmë që e ka kuptuar, se nuk mundi t’i mbante të fshehura krimet ekonomiko-financiare që ka bërë në këto 10 vite; si dhe pasi humbi betejën me mediat, për t’i ndaluar me denigrime, sulme e projekt-ligje censure, Babloku ka menduar një marifet tjetër për të fshehur dosjet.

Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti”, ministri i Financave, Ervin  Mete dhe Ministrja e Energji- Infrastrukturës, Belinda Balluku, si dy ministrat e linjës së PPP-ve e Koncesioneve, me urdhër të kryeministrit, kanë hartuar një urdhër të brendshëm të përbashkët, për të bllokuar çdo të dhënë në lidhje me to.

Ky urdhër, do jetë në veprim deri në fund të muajit shkurt 2024 si masë administrative sigurie paraprake; ndërsa pas kësaj periudhe, këto dy ministri do propozojnë si Akt-Normativ në qeveri, që dosjet e koncesioneve të trajtohen si “Sekret Shtetëror”.

Pas “kurbanit” të vartësve të tij, Babloku ka vendosur të bllokojë krejt informacionin për dosjet e plota të koncesioneve, pasi si urdhërues e firmosës i tyre, po përjeton afrimin e përballjes me drejtësinë.

Ashtu si në urdhrin e dy ministrave Belinda Balluku e Ervin Mete, edhe në Aktin-Normativ të qeverisë me fuqi të plotë ligjore, do të përcaktohet që dosjet për PPP-të, koncesionet, investimet strategjike dhe kontratat “1 Euro” si ato të Olta Xhaçkës, Gjergj Lucës, Florenc Gjikurisë, Pëllumb Salillarit etj.,etj., do konsiderohen “Sekret Shtetëror” dhe do të arkivohen për 20 vite.

Me këtë përcaktim ligjor, te fondi “Sekret afatgjatë” i arkivës së qeverisë në Linzë, do ngurosen deri në vitin 2044, të gjitha dosjet e aferave koncesionare, që Babloku ka bërë këto 10 vite me oligarkë, trafikantë, familjarë të ministrave, deputetëve dhe mafiozëve të kompanive offshore, si pazari me Muhamed Alabbar në Durrës.

Në aktin normativ do vihet përcaktori ndalues “Sekret për të gjithë”, që do të thotë për individët, mediat, institucionet e shërbimet shtetërore të çdo sektori publik dhe kushtetues, mes tyre,  për dosjet e plota të PPP-ve, koncesioneve, investimeve strategjike e kontratave “1 Euro” nuk do ketë akses as drejtësia.

Ato nuk duhen trajtuar e ngurosur si “sekret shtetëror”, sepse nuk janë dokumente që kanë lidhje me financimin e armëve speciale, por me koncesione ekonomike e shërbimesh në prona shteti e financime nga taksat publike.

Por mësymja drejt kupolës qeveritare, që SPAK ka filluar me rekomandim e mbështetje të SHBA, ka tmerruar aq shumë Bablokun, sa mendon se do shpëtojë duke fshehur dosjet e aferave, duke i bllokuar si “sekret shtetëror”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *