Bankës me lidhje ruse “OTP”, i hapet rruga për evazion fiskal, pastrim parash dhe transferta ilegale monetare

Spread the love

Edhe pas afro 2 vitesh, që SHBA-BE kanë urdhëruar sanksione me ç’regjjistirm, bllokim, sekuestrim të bizneseve, investimeve, kapitaleve e bankave ruse, apo të lidhur me qeverinë e oligarkët rus; qeveria Shqiptare, Banka e Shtetit dhe Ministria e Financave, vazhdojnë të favorizojnë biznesmenin e parajsave fiskale, hungarezin Gellért Zoltán Jászai, i cili prej afro 2 vitesh zotëron pronësinë e kompanisë celulare “ONE Albania”…

Oligarku hungarez Gellért Zoltán Jászai, i njohur e skeduar nga SHBA-BE, si mik i kryeministrit Viktor Orban dhe pjesë e grupit të oligarkëve rusë pranë Vladimir Putin, ka zënë vend edhe në kupolën e oligarkisë qeveritare në Shqipëri, ku nëpërmjet saj depërtoi me blerjen e kompanisë celulare “One Albania” dhe “OTP Bank”.

Prej muajit mars 2022, hungarezi Gellért Zoltán Jászai, po favorizohet nga qeveria shqiptare me lejimin e evazionit fiskal nëpërmjet tatimeve, duke fshehur të ardhurat reale të kompanisë celulare “One Albania”, me bilanc fals 11 milionë Euro humbje në vitin 2022 dhe humbje të pritshme 13 milionë Euro për vitin 2023.

Për shkak të lidhjes klienteliste me kryeministrin Edi Rama, me Guvernatorin e Bankës, Gent Sejko dhe punësimit të familjarëve të shumë qeveritarëve e zyrtarëve të lartë të drejtësisë, nuk po guxon ta kontrollojë asnjë agjenci e mbikëqyrjes financiare dhe anti-krimit ekonomik.

Edhe sot, pas afro 2 vitesh që SHBA-BE kanë urdhëruar vendosje sanksionesh me ç’regjjistirm, bllokim, sekuestrim e përzenie nga Shqipëria, të bizneseve, investimeve, kapitaleve e bankave ruse, apo të lidhur me qeverinë e oligarkët rus, qeveria Shqiptare, Banka e Shtetit dhe Ministria e Financave, vazhdojnë të favorizojnë hungarezin Gellért Zoltán Jászai.

Me Vendim Nr. 184, datë 27 tetor 2023, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me heshtje të plotë miratuese të guvernatorit Gent Sejko, i ka hapur Bankës hungareze “OTP”, rrugën për evazion fiskal, pastrim parash, menaxhim fiktiv kapitalesh dhe transferta ilegale brenda e jashtë Shqipërisë, direkt vetë dhe me agjentë jo bankar e zyra brokerimi.

Bankës me lidhje ruse “OTP”, i hapet rruga për evazion

Këtë aktivitet mafioz, bosi Gellért Zoltán Jászai ka filluar të bëjë qysh kur bleu bankën greke “Alpha” duke pastruar me mekanizmin e transfertave, milionat e grupit mafioz “Cosa Nostra”, siç ishte rasti i 18 milionë Euro nëpërmjet Rezart Taçit.

Në vendimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, thuhet: – “Në Aneksin e Licencës Nr. 3, datë 29.12.2021 të shoqërisë Banka OTP-Albania, shfuqizohet fjalia që i ndalon aktivitetin për titujt e transferueshëm dhe instrumentet e tregut të parasë, që përmbajnë në strukturën e tyre instrumente derivativë apo që konsiderohen instrumente komplekse”.

Sipas ekspertëve, me këtë heqje kufizimi veprimtarie në tregun financiar, shteti shqitar i ka krijuar mundësi Gellért Zoltán Jászai të “OTP Bank”, të kryej aktitivete të paligjshme bankare brenda e jashtë Shqipërisë edhe me tansferta fizike monetare e në Ar, të cilat ligji anti-mafie dhe ligji bankar në Shqipëri i ndalon dhe i dënon.

Saktësojmë, se OTP është licencuar me Leje nr. 5, datë 25 qerhsor 2009, vetëm si agjenci brokerimi në Letra me Vlerë të Qeverisë të Republikës së Shqipërisë në Bursë”, ndërsa me lejen nr. 5/1, datë 21.03.2012, iu bllokua veprimtaria e Letrave me Vlerë në Bursë dhe iu kufizua vetëm për Letrat me Vlerë me pakicë brenda Shqipërisë.

Por para afro dy vitesh, kur në Shqipëri u stacionua hungarezi Gellért Zoltán Jászai i Viktor Orban dhe grupit të Putin; OTP-së iu zgjerua përsëri licenca, duke i dhënë të drejtën e shtimit dhe ushtrimit të të gjithë instrumenteve financiare që ka një bankë ndërkombëtare me status “Edhe aktivitet konfidencial”.

Ndërsa para 1 muaji, pa asnjë dyshim me udhër të Bablokut, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me miratim të heshtur të Bankës së Shtetit e Ministrisë së Financave, i hoqi Bankës OTP çdo lloj kufizimi për të transferuar tituj financiar të çdo lloj kategorie, kapitale dhe depozita e aksione klientësh e kompanish të huaja dhe vendase, qofshin offshore a koncesionare.

Kujtojmë, që “OTP Bank Albania”, është pjesë e grupit hungarez “OTP”, ku aksioner kryesor është oligarku rus Megdet Rahimkulov pjesë e klanit të Putinit dhe në listën e zezë të SHBA.

Ndërsa në Shqipëri, Gellért Zoltán Jászai, një nga krerët dhe administratorët e aseteve të grupit mafioz rus “Putin-Rahimkulov”, me lejen e kryeministrit shqiptar, ka vendosur pushtet absolut kontrollues bankar me OTP-Bank dhe me zotërimin e 100% të shërbimit strategjik komunikues “ONE Albania”.

Bankës me lidhje ruse “OTP”, i hapet rruga për evazion

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *