Zenit e Delijorgjit të Gërdecit, u hapet oreksi i biznesit të municioneve që kërkon Ukraina

Spread the love

Kështu ndodh, kur drejtësia prej 16 vitesh, po tallet duke e dënuar Mihal Delijorgjin “për pakujdesi”, ndërsa me Shkëlzen Berishën po bëhet loja e dëshmitarit ‘kukull’; të dy me leje nga qeveria, po pastrojnë miliarda me kulla e pallate, mes tyre 380 milionë USD nga municionet në Gërdec, ku  u vranë 26 njerëz…

Pa mbaruar jehona e kërkesës së Presidentit të Ukrainës, Volydymir Zelensky, që në Shqipëri të prodhohen municione për luftën e tij kundër Rusisë; janë ri-zgjuar “urithët” e tregut ushtarak, për të marrë monopolin, ose pjesë të këtij biznesi që mund të hapet në Poliçan, Gramsh apo Elbasan.

Të parëve që u është ri-hapur oreksi i biznesit të prodhimit e shitjes së municioneve, janë Mihal Delijorgji e Shkëlzen Berisha, njohur si “djajtë e Gërdecit” bashkë me Saliun e Fatmir Mediun.

Të dy janë ndërtues kullash e pronarë biznesesh; njeri klient i preferuar i Bablokut, ndërsa tjetri “non grata” nga SHBA dhe ortak me Dorjan Duçkën e dosjes “Rama-McGonigal-Neza”, dosje që është gjykuar në SHBA dhe po hetohet nga SPAK.

Pas deklaratës që bëri ministri Niko Peleshi, se Shqipëria do ri-hap uzinat ushtarake, Mihal Delijorgji dhe Shkëlzen Berisha nën hijen e tij, kanë filluar të “lëvizin gurët” pranë klanit të Bablokut, për t’u futur në biznesin e prodhimit dhe eksportimit të municioneve në Ukrainë.

Bindjen që prodhimi i municioneve do fillojë, ua përforcoi deklarata e kryeministrit Edi Rama në ditën e dytë të Samitit, se Shqipëria është dakord e gati të aktivizojë uzinat ushtarake, dhe do fillojë përgatitjet bashkë me partnerët.

Ndërsa mundësinë e përfshirjes në biznesin e municioneve, Mihal Delijorgjit e Shkëlzen Berishës, do t’ua krijojë skenari i Bablokut; sipas të cilit, prodhimi dhe eksportimi do bëhet me koncensione, duke ua dhënë subjekteve që kanë përvojë në këtë lloj biznesi, ose që janë marrë me përpunim, administrim e tregti municionesh luftarake.

Mihal Delijorgji ka përvojë, mbasi gjatë kohës kur Ministër i Mbrojtjes ishte Pandeli Majko, bëri biznesin e tankeve, topave, makinave e armatimeve të rënda të ushtrisë shqiptare.

Ato pasuri, Delijorgji i bleu 3.5 milionë USD me këste, kur kushtonin afro 200 milionë USD; të cilat i shiti në gjendje funksionale e skrap në Greqi dhe Maqedoni, nëpërmjet firmës së tij “Përparimi Sh.p.k” në Shkozet, ndërsa sipas Prokurorisë e Gjykatës- Durrës, u lejua të mos paguante 4.5 milionë USD detyrime tatimore e doganore.

Ndërsa bashkë me Shkëlzen Berishën dhe firmën e tij “Albademil Sh.p.k”, Mihal Delijorgji ka “përvojën” e biznesit me demontimin e municioneve në Gërdec, paketimin e tyre me etiketa false dhe shitjen me eksportim në vendet e luftës.

Dy ortakët Berisha- Delijorgji, kanë dhe përvojën e administrimit e transportit të municioneve, fituar gjatë marrjes së tyre nga depot e Tiranës, Poliçanit, Beratit, Vlorës, Levanit, Gramshit, Elbasanit, Durrësit, Kavajës, Krujës e Laçit, të cilat i grumbullonin në fabrikën e Gërdecit.

Ndërsa mundësinë për t’u futur në këtë biznes, Delijorgji e ka te lidhjet e afërta me Bablokun; i cili prej 11 vitesh i jep leje për kulla e pallate.

Kështu ndodh, kur drejtësia prej 16 vitesh, po tallet duke dënuar Mihal Delijorgjin simbolikisht “për pakujdesi”, ndërsa me Shkëlzen Berishën po bëhet loja e dëshmitarit kukull; ndërsa të dy me leje nga qeveria, po pastrojnë miliarda me kulla, mes tyre 380 milionë USD që vodhën nga municionet në Gërdec, ku  u vranë 26 njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *