Dosja “Xibraka”, mafia ruse e bankave dhe ligji i Censurës kundër mediave

Spread the love

Nëse Edi Rama, ka objekt real ndikimin financiar rus, le ta fillojë luftën me një hetim parlamentar për mafien ruse të bankave e agjencive të mikro- kredive që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri, me pazare, licencime e ortakëri deri te guvernatorit Gent Sejko…

Më 3 prill 2024, në një mbledhje të konferencës së kryetarëve që zgjati 30 minuta, PS miratoi me procedurë të përshpejtuar, krijimin e komisionit të posaçëm parlamentar, për gjoja dezinformimin me ndikim rus te mediat on-line.

Në fakt, ky komision do jetë strukturë dhune në dorën e Edi Ramës, kundër mediave të lira që denoncojnë aferat, lidhjet me krimin dhe pazaret e tij me qarqet mafioze.

Krijimi i këtij komisioni censure, është mbivendosje mbi organet kushtetuese të monitorimit e hetimit të mediave, si AMA, Komisioni Parlamentar i Mediave dhe organet e drejtësisë.

Sepse ky komision kundër mediave, Edi Ramës i intereson ta ketë në dorë si “kërbaç”, duke e komanduar nëpërmjet grupit të deputetëve të PS; të cilët, do shpallin të lidhur me rusët dhe do bllokojnë e ndëshkojnë çdo media on-line që do piketojë Babloku.

Siç dihet, projekt-Ligjin e censurës kundër mediave, Edi Rama e ka paraqitur 8 herë gjatë 11 viteve në pushtet, maskuar si “Paketë anti- shpifje” dhe “Proces vetë- rregulimi”; por ia kanë rrëzuar SHBA-BE, duke i cilësuar projekt-ligje si në vendet diktatoriale.

Prandaj Edi Rama, duke mos u lejuar të miratojë ligjin për censurë ndaj mediave, sajoji komision të parlamentar, për ta përdorur kundër mediave që nuk ka mundur t’i  blejë e t’i përdorë.

Ka një fakt, që vërteton se këtë komision censure, Edi Rama e ka krijuar për t’i mbyllur gojën, atyre që denoncojnë aferat e tij dhe të familjarëve e klaneve mafioze të lidhur me të.

Më 14 mars 2024 te emisioni “Opinion” në TV-Klan, deputeti Gazmend Bardhi paralajmëroi, se do publikonte prova të reja nga dosja “Xibraka”, për përfshirjen e Olsi Ramës, por emri dhe fotografitë e tij janë hequr nga Drejtuesit e Policisë dhe prokurorët e dosjes.

Më 15 mars, Edi Rama urdhëroi Bledar Çuçin, të propozonte dhe depozitonte te Lindita Nikolla, komisionin e posaçëm parlamentar kundër medias, maskuar si goja “Komision kundër dezinformimit me ndikim e financim rus”.

Më 21 mars, te emisioni “Opinion” në TV-Klan, kryeministri Edi Rama, paralajmëroi dhe kërcënoi mediat e lira, të mos publikojnë materialet e dosjes “Xibraka”; mbasi sipas tij janë shpifje dhe do përballen me padi penale, të cilat, Babloku tha se i ka fituar të gjitha.

Ndërsa më 28 mars, kur u publikua dosja “Xibraka”, Lindita Nikolla e futi për miratim urgjent ndërsa më 3 prill e miratoi, duke e kaluar për votim në parlament pa konsulencë me mediat.

Edi Rama ka një historik konkret, për blerjen e mediave dhe sulmet me gjyqe, sekuestro e bllokime, të atyre që nuk ka mundur t’i blejë apo nënshtrojë; prandaj themi, që komisioni nuk ka qëllim bllokimin e ndikimit rus.

Sepse, nëse Edi Rama, ka objekt real ndalimin e ndikimit rus, le ta fillojë me hetim parlamentar urgjent, për mafien e bankave e agjencive të mikro- kredive si “Raiffeisen Bank”, OTP, “ABI Bank” e BKT “IuteCredit”, “Tranzit”, “Besa”, “Credit 2 ALL”, “Final”, “Kredo.al” që kanë lidhje me mafien e Vladimir Putin dhe ushtrojnë aktivitet të hapur në Shqipëri., me pazare, licencime dhe ortakëri të guvernatorit Gent Sejko.

Madje dhe “Micro Credit Albania” e “Lendal”, që bashkëpunojnë me ato e janë në ortakëri të gruas dhe kunatit të Guvernatorit të Bankës së Shtetit, Gent Sejko, i cili u ka hapur derën dhe i mbron, duke i bërë karshillëk SHBA-ve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *