Kur “Pamfleti” denoncoi trafikantin e drogës Ervin Mata; Babloku i dha leje për kullë tek ish- Ekspozita “Shqipëria Sot”

Spread the love

Deri tani, trafikanti Ervin Luan Mata ka hedhur 32 milionë Euro për kullën te ish-ekspozita “Shqipëria Sot”, të cilën e ka në ortakëri me Arjan Tartarin, kontrabandist i karburanteve…  

Provat që SPAK ka publikuar për Ervin Luan Matën, si drejtues i një grupi të strukturuar ndërkombëtar të drogës dhe pastrim parash me ndërtime e biznese hotelerie “Victoria” në Tiranë, Durrës, Vlorë; “Pamfleti” i ka publikuar disa herë në vitet 2018-2023, i fundit më 1 nëntor 2023.

Por Anti-trafiku, Anti-krimi Ekonomik-Financiar dhe Prokuroria e SPAK, ngaqë Ervin Mata ka lidhje familjare e ortakërie me kryeministrin Edi Rama, nuk guxuan t’i preknin bizneset e kullave e hotelerive të Ervin Matës, të administruara nga babai Luan Mata, pjesë e grupit mafioz.

Madje “Pamfleti”, publikoi dhe kërkesën që EUROPOL, EUROJUST e INTERPOL, i dërguan në mars 2019 drejtësisë e policisë shqiptare, për arrestimin dhe ekstradimin e trafikantit Ervin Luan Mata në Gjermani, por asnjë nga këto institucione nuk veproi.

Edhe goditja e tanishme, që SPAK bëri me urdhër-arresti për Ervin Matën, me akuzën për trafikim kokaine, vrasje e porositje vrasjesh, u diktua nga partnerët ndërkombëtarë të SHBA-BE, që merren me luftën kundër trafikimit të kokainës e pastrimit të parave në biznese.

Po kështu, SPAK u imponua nga provat që dolën prej përgjimeve në aksionin ndërkombëtar “Metamorfoza”, ku sipas bisedave në “SKY”, Ervin Mata rezulton drejtues i bandës së kokainës.

Por asnjë prej organeve të drejtësisë nuk ka vepruar; madje drejtues të tyre, kanë shkuar në festat luksoze që e fejuara e tij Elvana Gjata, Ervin Mata, tezja e tij Adriana Berberi e Autoritetit të Konkurrencës dhe nusja e saj ministrja Bora Muxhaqi, organizonin me milionat e kokainës.

Edhe vetë Policia e SHISH, kanë organizuar takime e seminare  kombëtare e ndërkombëtare për Anti-mafien dhe kanë çuar për dreka, darka e fjetje, delegacionet e EUROPOL te hotel “Victoria” i Ervin Matës, atje ku për ditë të tëra fshihej krimineli Talo Çela.

Nëse SPAK ka këllqe për të bërë drejtësi të lirë e të barabartë për dosjen e trafikantit e vrasësit Ervin Mata, le të hetojë edhe këtë fakt konkret e penal:

Më 8 nëtor 2019, ose 4 muaj pasi “Pamfleti” denoncoi kokainën që Ervin Mata trafikonte nga Brazili në vendet e BE; dhe e akuzuam për lidhje me Edi Ramën; ky i dha lejen për kullën 100 metër të lartë te ish-ekspozita “Shqipëria Sot”, mes Gjykatës e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Kur “Pamfleti” denoncoi trafikantin e drogës Ervin Mata;

Ndërsa 1 vit më pas, i dha lejen për kullën te Sahati i Tiranës, bashkë me trafikantin tjetër Dajlan Avdia rezident në Gjermani, atje ku Ervin Mata ka dispeçerinë e kokainës; dhe nuk është rastësi, fakti që ndërtuesi ortak Dajlan Avdia është ndaluar 2 herë në Gjermani.

Po kështu, kemi publikuar faktin, që më 18 qershor 2018, babai i tij Luan Mata, është dënuar burg në mungesë në Minas-Gerais të Brazilit, bashkë me brazilianin Davanço Silva, për trafikim droge e mashtrim financiar me akuzën “Aktivitet e përfitime kriminale”, të maskuar si fermerë.

Po bëjmë një kujtesë dhe një pyetje për SPAK-un:

1. Trafikanti Ervin Luan Mata, ka financuar deri tani 32 milionë Euro për ndërtimin e kullës të ish-ekspozita “Shqipëria Sot”, të cilën e ka në ortakëri me Arjan Servet Tartarin, kontrabandist i karburanteve dhe burri i deputetes Albana Vokshi.

2. A do t’i sekuestrohet Ervin Matës, hotel “Victoria” te rruga e Dibrës, kulla “Ekspozita Building”, si dhe pjesa e kullës të Sahati i Tiranës, ku ka financuar, të cilat janë me burim nga të ardhurat e trafikimit të kokainës?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *