Kaluan 2 muaj nga afati ligjor, “Interpol-Tirana” nuk ka shpallur në kërkim “Bolin” e Elvana Gjatës

Spread the love

Ligjërisht, SPAK ka detyrim të interesohet për ecurinë e kërkimit të Ervin Matës, por fakti që “Interpol Tirana” nuk e ka nisur procedurën e shpalljes në kërkim ndërkombëtar, as sot 1 muaj pas kalimit të afatit ligjor, krijon dyshime se SPAK është pjesë e lojës për të mos e kërkuar dhe mos arrestuar ortakun e Bablokut në kulla…

Pas 10 vitesh paprekshmëri të krye-trafikantit ndërkombëtar të kokainës e ndërtuesit të kullave, Ervin Luan Mata, për shkak të lidhjeve të forta me kryeministrin Edi Rama; SPAK dhe Gjykata, u detyruan ta procedojnë penalisht, me diktatin e partnerëve të SHBA-BE, pasi këta i dhanë provat e operacionit “Metamorfoza”.

Sipas bisedave të bëra në “SKY” me rrjetin shqiptar të trafikut të kokainës e pastrimit të parave të siguruara prej saj, Ervin Mata rezultoi drejtues i bandës shqiptare, i denoncuar shpesh edhe nga “Pamfleti”, prej vitit 2018 e deri disa ditë para publikimit të përgjimeve.

Kaluan 2 muaj nga afati ligjor, “Interpol-Tirana” nuk ka shpallur

Ervin Mata

Në njoftimin zyrtar të SPAK, thuhet se DEA, FBI e EUROPOL, në bashkëveprim me anti-mafien e disa shteteve; bandës “Mata” i kapën 446 kg kokainë në Holandë, 166 kg të nisura nga Spanja për në Gjermani, 69 kg në Brazil e sasi të tjera në disa shtete.

Bazuar në kërkesën e SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me Vendim Nr. 124, datë 17 nëntor 2023, ka vendosur masat “Arrest në burg” për 10 anëtarë të bandës, mes tyre në mungesë për krye trafikantin Evin Mata.

Por sipas informacionit që “Pamfleti” ka siguruar nga burime brenda policisë; të konfirmuar në strukturën “FAST ALBANIA” që gjurmon personat në kërkim, rezulton se krye trafikanti Ervin Luan Mata, akoma nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa kunati i tij Erladi Breçani është shpallur në kërkim nga “Interpol”.

Sipas ligjit për personat në kërkim, Ervin Mata duhej kërkuar brenda vendit gjatë 30 ditëve të para pas vendimit të gjykatës, paçka se policia e dinte nga sistemi “TIMS”, që ai nuk ndodhej  në Shqipëri, mbasi ishte larguar disa ditë para se  t’i  jepej masa “Arrest me burg”.

Ndërsa në kërkim ndërkombëtar, ashtu si kunati i tij Eraldi Breçani, edhe Ervin Mata duhej shpallur më 17 dhjetor 2023, duke ia kaluar emrin dhe të dhënat e tij, strukturës “Interpol-Tirana” e kjo te “Interpol”.

Ka kaluar dy muaj nga masa “Arrest me burg” e Ervin Matës, dhe 1 muaj nga afati ligjor i shpalljes në kërkim ndërkombëtar e përcjelljes së emrit të tij te “Interpol”; por “Interpol Tirana” nuk ka filluar akoma procedurën, ndërsa nga SPAK që e di këtë fakt, nuk po reagon.

Kush po e pengon, procedurën për kërkimin dhe arrestimin e mikut të kryeministrit Edi Rama?

Sepse mos veprimi ndaj krye trafikantit Ervin Mata, është e njëjta skemë që është bërë e vazhdon prej 1 viti, me mos kërkimin  e sponsorit të fushatave të Bablokut, trafikantit Trifon Murataj të “Bana King”, të cilin policia e di që është në Tiranë dhe nuk e arreston.

Por edhe siç u la në heshtje e nuk u shpall në kërkim Amant Josifi, ortaku i Olsi Ramës e Olta Xhaçkës në rrjetin kriminal “Call Center”.

Ligjërisht, SPAK ka detyrim të interesohet për ecurinë e kërkimit të Ervin Matës, por fakti që “Interpol Tirana” nuk e ka nisur procedurën e shpalljes në  kërkim ndërkombëtar, as sot 1 muaj pas kalimit të afatit ligjor, krijon dyshime se SPAK është pjesë e lojës për të mos e kërkuar dhe mos arrestuar ortakun e Bablokut në kulla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *