Po transportonin 900 fidanë kanabis për t’i kultivuar, arrestohen 4 persona në Shkodër; zbardhen emrat

Spread the love

Katër të rinj janë vënë në pranga të policisë së Shkodrës pasi janë kapur duke transportuar 900 fidanë kanabis me qëllim kultivimin e tyre.

Policia fillimisht vuri në pranga 24-vjeçarin Nail Ndrejaj, i cili po drejtonte një furgon, ku u gjetën rreth 900 kubikë dhe vazo me fidanë kanabisi.

Më pas u arrestuar tre të rinjtë e tjerë, vëllai i 24-vjeçarit Nazmi Ndrejaj, 26 vjeç, të dy banues në fshatin Postribë, si dhe Safedin Lumaj, 21 vjeç dhe Ismet Lumaj, 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në Shkodër.

Ata u kapën në flagrancë, teksa monitoronin me makinë, aksin rrugor ku kalonte furgoni, për të shmangur shërbimet e Policisë.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Qarkullimit Rrugor dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Shkodër, të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit N.N., 24 vjeç dhe N.N., 26 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Postribë, si dhe shtetasit S.L., 21 vjeç dhe I.L., 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në Shkodër.

Në furgonin që drejtonte 24-vjeçari u gjetën rreth 900 kubikë dhe vazo me fidanë cannabisi, të cilat po transportoheshin me qëllim kultivimin. 3 shtetasit e tjerë u kapën në flagrancë, teksa monitoronin me automjet, aksin rrugor ku kalonte furgoni, për të shmangur shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *