Në kërkim për vrasje nga Interpoli, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Spread the love

Autoritet greke kanë arrestuar një shqiptar i kërkuar për vrasje nga Interpol Tirana. Shqiptari është kapur rastësisht nga policia greke të shtunën në zonën e Neapolit në Lasithi.

Policia greke nuk ka dhënë shumë detaje për momentin, por mësohet se shqiptari është transferuar në Komisariatin e Heraklion për procedura të mëtejshme.

Shqiptari rezulton i dënuar me 20 vjet burg për “vrasje te mbetur në tentativë”, për një rast të ndodhur verën e kaluar ku qëlloi një person duke e lënë të plagosur rëndë.

Ai jetonte në Greqi në Agios Nikolaos dhe kishte plotësuar dokumentet për leje qëndrimi për arsye pune.

Ai është identifikuar nga patenta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *