35 vjeçari ‘burgosi’ familjen, flasin fqinjët: Ishte njeri i dyshimtë dhe arrogant, gruaja e kishte të ndaluar të fliste!

Spread the love

Fqinjët e 35-vjecarit që mbajti në izolim familjen e tij, thonë se shumë rrallë e kishin parë gruan të dilte jashtë shtëpisë, gjithmonë kokëulur dhe nën shoqërinë e burrit.

Ata e përshkruajnë 35-vjeçarin arrogant dhe gjithmonë kanë dyshuar se përse kishte monitorim të theksuar me kamera në shtëpinë e tyre, por pa menduar se gruaja mbahej mbyllur jashtë dëshirës së saj.

“Isha ndeshur në shkallë disa herë me të. Nuk përshëndeste. Zonjën e kam parë por e kishin si të ndaluar të përshëndetej me njerëzit. E pashë që kishte një gjë që nuk shkonte por thashë është zgjedhje e njerëzve. Gruaja dilte rrallë nga banesa, ishte e shoqëruar gjithmonë. Ai ishte i pasjellshëm, tip arroganti kur vinte puna për gërricjet për gjëra koti me komshinjtë”- u shpreh një prej fqinjëve të familjes së izoluar.

Jetnor Zhaboli, ka deklaruar se e “burgosi” gruan dhe fëmijët e tij, 5 dhe 9 vjeç, në shtëpi për t’i mbrojtur. Zhaboli ka dëshmuar se ka dëgjuar bashkëshorten e tij duke folur me persona të tjerë, kështu që ka instaluar kamera në çdo cep të shtëpisë, të cilat i kishte lidhur me aparatin celular, për t’i mbrojtur ata.

35-vjeçari gjithashtu kishte instaluar pajisje për bllokimin e valëve dhe madje ndërpriste edhe energjinë elektrike.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se kryefamiljari Jetnor Zhaboli, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.

Prej fillimit te marrëdhënies ai ka qënë xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës u bë edhe me shumë.

Ai kishte instaluar kamera në çdo cep të banesës madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet dhe i monitoronte nga celulari, kur nuk ishte në banesë. 

Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

Këtë dhunë e përjetonte edhe nëna e tij e cila ishte e pafuqishme për të kundërshtuar të birin dhe për të mbrojtur nusen dhe nipërit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *