Skandalet e ministrave dhe zyrtarëve të PS, Rama justifikon korrupsionin: I hymë detit në këmbë me krijimin e SPAK!

Spread the love

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme me deputetët dhe ministrat ka justifikuar skandalet me korrupsionin që janë përfshirë ministra, ish ministra dhe zyrtarë të Partisë Socialiste.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se nuk e kanë mundur dot korrupsionin, por janë në mes të një lufte të stërmundimshme.

Ai gjithashtu i dha vetës kreditet për ndërtimin dhe funksionimin e SPAK, teksa në të vërtetë Prokuroria e Posçme ka mbështetjen e fuqishme nga SHBA dhe BE.

‘Sot pasqyra është tjetër. Kush e mohon nuk di çfarë flet nga ligësia e padia. Nuk është qëllimi im sot të bëj dallimin mes nesh dhe atyre, sepse të dallim si dita me natën e bën me votë shumica absolute e njerëzve të zakonshem të këtij vendi. Dallimi duhet vetëm për të parë objektivit kontekstin e kohës ku po jetojmë dhe nevojën për reformim. PS është prej një dekadë e është në liftë për të bërë vendin tonë një vend të mirënjohur botërisht.

Asnjë forcë me peshë më parë që nga shkëputja nga perandoria otomane nuk i ka hyrë detit në këmbë për të pavarësuar drejtësinë nga pushteti.

Vetëm falë kësaj lufte vendimtare për Shqipërinë që PS po bën prej 10 vjetësh nuk na e mohon dot askush. Pa PS nuk do të kishte rilindur besimi i shqiptarëve në drejtësi

Nuk do shihnim rrëzimin e monumentit të pandëshkueshmërisë.’, tha Rama.

Kryeministri është ndalur edhe te puna e SPAK, duke thënë se është si një grykë zjarri, të cilën “lëkurën e tyre” nuk ia kanë kursyer.

Rama tha se ky institucion është i pavarur nga pushteti politik, duke shtuar se në dispozicion i janë vendosur “municione” që të luftojë korrupsionin në çdo nivel.

‘Ka një të vërtetë të madhe në këtë mes, nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë jashtë zjarrit të saj. I hapëm rrugë krijimit të një gryke zjari të re, si SPAK por ia hoqëm vetes me ndërgjegje e guxim, çdo mundësi kontrolli politik të shënjestrave e goditjeve të asaj gryke zjarri.

Le të thotë ctë dojë kushdo që nuk do ta pranojë, por sot drejtësia vepron mbi pushtetin e politik, e pavarur, ndaj pushtetit. Ne i kemi hapur rrugë dhe furnizimit me municion të asaj gryke zjarri.’, u shpreh kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *