Kush e qëlloi Pëllumb Metën? Mjeku ligjor: Pozicioni i plagëve zbulon se kush ishte vrasësi

Spread the love

Vrasja e Pëllumb Metës pak javë më parë në Durrës, ka marrë rrjedhë tjetër, ku thuhet se janë gjetur gjurmë gishtash të djalit të tij të vogël, Amarildo Meta.

Ilir Robaj, ekspert mjeko-ligjor, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, u shpreh se ekspertët duhet të shkonin bashkë me grupin hetimor në vendin e ngjarjes për të zbuluar dinamikën e ngjarjes.

Mes tjerash ai nënvizoi se plagët e plumbit mund të zbulojnë se kush ka qenë qitësi i Pëllumb i Metës.

“Prania e plagëve në këto raste, tregon se viktima ka dashur të mbrohet. Në këto raste nga eksperienca ime, është mjaft i rëndësishëm një ekspert hetimor që mund të ishte bërë në vendin e ngjarjes. Ekspertët duhet të shkonin bashkë me grupin hetimor, që të ndihmonin policinë. Drejtimi i qitjes për mua është më i rëndësishmi. Eksperti mjeko-ligjor përcakton vrimën e hyrjes së plagës dhe vrimën e daljes. Gjithashtu përcaktohet dhe drejtimi nga ka ardhur plumbi. Në këtë mënyrë mund të zbulohet dhe kush ka qenë qitësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *