Të tjerë “peshq” në rrjetën e SPAK? Ambasada e SHBA zbardh porositë e ndihmës Sekretarit Robinson për Altin Dumanin

Spread the love

Fokusi i vizitës së zyrtarit amerikan është përcjellja e mesazhit se SHBA mbështet punën e Shqipërisë për luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe ndërtimin e  institucioneve të forta.

Ambasada amerikane ka zbardhur fokusin e bisedimeve Ndihmës Sekretarit amerikan Todd Robinson gjatë takimit me kreun e SPAK, Altin Dumanin, prokurorë e gjyqtarë të tjerë.

Ambasada shkruan se zyrtari i lartë amerikan ka shprehur mbështetjen për drejtësinë dhe vendosi fokusin tek fundi i pandëshkueshmërisë.

Ndihmës Sekretarit amerikan Todd Robinson ka qenë i prerë në mesazhin e tij, teksa i ka kërkuar kreut të SPAK të vijojë goditjen e ‘peshqve’ të korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Në një pritje me gjyqtarë, prokurorë, hetues dhe drejtues shqiptarë nga agjencitë shqiptare të drejtësisë, Ndihmës Sekretari Todd Robinson falënderoi partnerët tanë shqiptarë për guximin dhe përkushtimin e tyre për sundimin e ligjit, transparencën dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë. Ai nënvizoi rëndësinë e një drejtësie të pavarur për Shqipërinë pasi ajo lufton krimin dhe korrupsionin”, shkruan ambasada teksa ka zbardhur fjalimin e Robinson.

“Sot shqiptarët po bëjnë hapa të guximshëm për të nisur reforma të vështira. Dhe unë dua që të gjithë ju ta dini se unë dhe kolegët e mi në Uashington e njohim punën tuaj të palodhur. Por si çdo punë tjetër e vështirë për forcimin e demokracisë dhe rritjen e llogaridhënies, është një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Dhe unë do t’ju nxisja, e para, të dini se po sillni ndryshim dhe, e dyta, të mos dorëzoheni, të vazhdoni…Ne do mbështetemi te ju si partnerë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor…por më e rëndësishmja, qytetarët e zakonshëm shqiptarë besojnë te ju…dhe unë mund t’jua premtoj se teksa ju vazhdoni punën tuaj, qeveria e Shteteve të Bashkuara do jetë partneri juaj në këtë dhe do ecë krah jush në mbështetjen tuaj dhe të Shqipërisë.”-shprehet Ndihmës Sekretarit amerikan. 

Robinson pritet që të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama. Ai do të vizitojë më pas Kosovën në datat 20-22 mars, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *