Tensione te mbledhja e Komisionit të ‘Zgjedhores’, deputetët e Berishës tentojnë të hyjnë në sallë; ndalohen nga Garda

Spread the love

Deputetët e grupit Bardhi-Berisha kanë bllokuar mbledhjen e radhës të komisionit të Reformës Zgjedhore që ishte përcaktuar të niste sot në orën 12:00.

Ndërsa opozita paralajmëroi se do të bllokojë sërish mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, pak para nisjes, Garda nuk ka lejuar futjen e deputetëve në sallë.

Ata kanë mundur të “çajnë” bllokadën e Gardës, duke zënë karriget në sallë. Pas këtij kaosi u vendos që mbledhja të zhvillohet online. 

Ndër ata që u përplasen me Gardën janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Saimir Korreshi, Luan Boçi apo Albana Vokshi, të cilët thanë që nuk do bëjnë asgjë.

Në tone të larta i thonë “hapeni rrugën”, ndërsa deputetja Albana Vokshi i kërkon dokumentin që thotë se janë të përjashtuar.

“Janë në orët e fundit, sepse kjo tregon panik, kjo vetëm forcë nuk tregon sepse në një sistem demokratik, qeverisja demokratike forcën e ka të e vërteta dhe te ligji. Këta mundohen ta anashkalojnë ligjin, nëpërmjet Maliqit, janë në panik. Shiheni LIVE ça bën banda e pushtetit, kishte ndodh ndonjëherë në një vend demokratik që gr parlamentar i opozitës të lihej jashtë parlamentit, me qëllim që të mastruboheshin këta, si në një parlament monizëm? Shikojini sot, as ne deputetët nuk ka lejojnë as ju mediat. Duan ta bëjnë gjithçka në errësirë”, tha Flamur Noka, jashtë sallës.

Të njëjtin skenar, deputetët e grupit Bardhi-Berisha e përdorën edhe në mbledhjen e kaluar të komisionit në datën 26 janar duke shkaktuar që mbledhja e komisionit ku u miratua kalendari i punimeve të vijonte online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *