Deputetët nuk u lejuan të hyjnë në Kuvend, Bardhi: Do kallëzojmë Nikollën për shpërdorim detyre!

Spread the love

Kryetari i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se do të kallëzojnë kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën për shpërdorim detyre pasi nuk ka lejuar deputetët e opozitës që të futen në Kuvend.

Bardhi thotë se nuk mund të përjashtohen vetëm përse mbajnë pankarta në duar.

“S’mund të përjashtosh deputetë vetëm se mbajnë pankarta në duar. Dje u penguan të gjithë deputetët e opozitës që të marrin pjesë në seancë. Kryetarja e kuvendit sikur të mos kishte ndodhur asgjë nis seancën me gjysmën e sallës bosh duke marrë edhe autoren e kryerjes së asaj vepre penale. Do kallëzojmë Nikollën për shpërdorim detyre dhe kujtdo tjetër që ka shkelur ligjin duke penguar deputetët e opozitës në Kuvend”, tha Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *