Deputetët e grupit Bardhi-Berisha bllokuan sallën e mbledhjes, komisioni i ‘Zgjedhores’ kalon online

Spread the love

Pas kaosit dhe bllokimit të deputetëve të grupit Bardhi-Berisha, mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore do të zhvillohet online.

Në sallën ku ishte përcaktuar të mbahej mbledhja e komisionit, nuk pati asnjë deputet të PS apo të PD-së së Lulzim Bashës.

Deputetët e grupit Bardhi-Berisha bllokuan mbledhjen e radhës të komisionit të Reformës Zgjedhore që ishte përcaktuar të niste sot në orën 12:00.

Fillimisht deputetët janë penguar nga Garda e Republikës por më pas kanë hyrë në sallë dhe kanë zënë ulëset e socialistëve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *