Gazment Bardhi “padit” PS-në tek reporterja e Shqipërisë në Bruksel: Qeveria ka bllokuar Reformën Zgjedhore

Spread the love

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi është takuar sot me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Isabel Santos.

Bardhi e ka informuar eurodeputeten për zhvillimet në Kuvend, ecurinë e reformave dhe problematikat që ka Shqipëria në rrugëtimin evropian.

“Znj. Isabel Santos, raportere për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, e informova për përpjekjet e opozitës që Shqipëria të ketë një Parlament funksional, që respekton të drejtat kushtetuese të opozitës, lejon kontrollin efektiv ndaj Qeverisë, dhe që punon në interes të qytetarëve.

Moszbatimi nga Kuvendi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është minim i parimeve të shtetit ligjor dhe akti më brutal antikushtetuese i ndodhur në 33 vite.

Mazhoranca duhet të heq dorë nga tentativa për të kontrolluar institucionet e drejtësisë dhe nga çdo përpjekje për të kontrolluar politikisht drejtësinë.

Gjithashtu, e informova për bllokimin 2 vjeçar të Reformës Zgjedhore nga mazhoranca dhe nevojën që ka Shqipëria, si vend kandidat për anëtar të BE, që të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm.E sigurova se për opozitën përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, garancitë për barazi në zgjedhje, dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, janë një prioritet jo vetëm i shpallur, por pikënisja e një reforme kuptimplotë zgjedhore, që duhet përmbyllur sa më parë në kohë”, shprehet Bardhi.

Në prag të përfundimit të afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Partia Socialiste ka zbardhur propozimet për Kodin e Ri Zgjedhor. Në fokus të socialistëve ka qenë përbërja e qendrave të votimit dhe Komisionit Zonal të Administrim të Zgjedhjeve.

Më konkretisht,  PS propozon që KZAT të përbëhen nga 5 Anëtarë, të përzgjedhur nga KQZ dhe 4 monitorues politik pa të drejtë vendimmarrje. Gjithashtu, socialistët propozojnë që KQV (qendrat e votimit) të përbëhen nga 3 anëtarë (nga administrata shtetërore) të emëruar nga KQZ  dhe 4 monitorues politik pa të drejtë vendimmarrje. Ndërsa sa i përket qendrave të numërimit, mazhoranca në draftin e tyre propozon që të përbëhen 2 anëtarë dhe 4 monitorues.

Ndalur te KQV dhe KZAZ, sipas socialistëve monitoruesit politik duhet të nënshkruajnë procesverbalin e hapjes dhe mbylljes së votimit duke certifikuar ose kontestuar procesin nëpërmjet vërejtjeve  në procesverbaleve.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në rast se nuk do arrihet dakordësia, atëherë socialistët janë të kënaqur me këtë Kod Zgjedhor, e ndërsa ka hedhur edhe idenë për mos ngritjen e Komisioneve për Reformat të rëndësishme, port ë kalojnë përmes Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *