Kaosi në Kuvend, Berisha: Jemi pro dialogut nëse rikthehen të drejtat e deputetëve në Parlament

Spread the love

Ish-kryeministri Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të opozitës, i cili ka komentuar aksionin e deputetëve në Kuvend.

Ai tha se në qoftë se Partia Socialiste respekton të drejtat Kushtetuese jemi gati për vendosjen e normalitetit dhe dialogut.Berisha bën thirrje që deputetëve tu rikthehen të drejtat në Parlament.“Në qoftë se PS respekton të drejtat Kushtetuese kemi deklaruar se jemi për vendosjen e normalitetit. Nuk kemi thënë që nuk bëjmë dialog. Është më e thjeshtë rikthimi i të drejtave të deputetëve në Parlament.Edi Rama nuk pranon se nuk do të hetohet, sepse është autor kryesor i djegësve në vend. Mos harro së është ai kryeautori. Është ai, pyesin me dëshmitar, Beqja thotë që paratë i ka marrë Rama, jo unë. Është i sterilizatorëve, i aferës së Durrësit, i Dubai City-t në portin e Durrësit.

Është Edi Rama këtu, pale Olsi. E keni dëgjuar aferën e Armand Josifit. Në burg janë djem dhe vajza që në mënyrë absolute nuk kanë pasur lidhje me Josifin dhe nuk dinë asnjë fjalë gjermanisht. Ata që bënin vjedhje me bitcoin janë të lirë se është Olsi i zhytur. Është thjeshtra. Ai tmerrohet kur përmendet ajo. Kushtetuta e ndalon, ai beson se është mbi të”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *