Thirrja e ndërkombëtareve për dialog, Bardhi: Mbështesim qëndrimin e tyre, Parlamenti duhet të jetë funksional

Spread the love

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes që zhvilloi me deputetët e PD-së dhe Sali Berishën, tha se mbështet qëndrimin e partnerëve ndërkombëtarë, që Parlamenti duhet të jetë funksional.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se Grupi Parlamentar i PD-së ka qenë i gatshëm, për të dialoguar me mazhorancën mbi çdo pretendim të tyre për kërkesat për Komision Hetimor.

“Ne mbështesim qëndrimin e partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarëve që kërkojnë një parlament funksional, ku lejohet mbikëqyerja dhe kontrolli ndaj ekzekutivit. Funksionimi i parlamentit është motivi i vetëm për të cilën opozita në parlament është në një betejë për të fituar të drejtat e saj që nga data 5 tetor 2023. Grupi Parlamentar i PD-së që ditën ku ka depozituar kërkesat për Komision Hetimor ka qenë i gatshëm,  për të dialoguar me mazhorancën mbi çdo pretendim të tyre për kërkesat për Komision Hetimor”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *