Samiti në Tiranë, Zelensky: Fundi i Putinit do të përcaktojë çfarë rruge do ndjekë Europa

Spread the love

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dha mesazhin e tij nga Tirana se tani po përcaktohet rrugëtimi që po ndjek Evropa për brezat e ardhshëm.

Në fjalën e tij në samit, lideri i Ukrainës u shpreh se Putini duhet të humbasë, pasi dështimi i tij është siguri për Ukrainën.

Po ashtu Zelensky, tha se Putini detyron edhe kombet e tjera që të bëjnë ashtu siç do ai.

“Falenderoj Ramën për mbështetjen tuja personale dhe kombëtare. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë, i pari në Athinë. Vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë të gjithë Europën. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm.

Putini, gjithçka që ai bën është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira që regjimi i Putinit të humbasë.

Të gjithë duam që të jetë ajo hapësirë që përcakton fatin e vet. Kemi parë se si në të shkuarën, ka pasur njerëz që janë përpjekur për të përcaktuar fatin e kombet e tjera. Kjo ka ndodhur në Ballkan, në Evropën Lindore dhe në të gjitha pjesët e tjera të Evropës. Tani Putin do të bëjë këtë gjë, e gjithë armiqësia e tij, dhe gjithçka që do të bëjë duke detyruar edhe kombet e tjera të bëjnë ashtu siç thotë ai. Është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çduhet të bëjnë kombet. Prandaj është e rëndësishme për kombet tona që Putini dhe regjimi i tij, sepse dështimet e tij janë siguria jonë. Nuk duhet të ketë Evropë me dinjitete të ndryshme në të“, tha Zelenksy në fjalën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *