Vrasja e dyfishtë në Tiranë, Balla: Nxisim dorëzimin vullnetar të armëve, do ketë amnisti

Spread the love

“Armëmbajtja pa leje, është burim kriminalitetit. Rasti sot në Fresk është një prej tyre.”

Kështu u shpreh ministri i brendshëm, Taulant Balla, ndërsa apeloi për dorëzimin vullnetar të armëve.

“1997 moment që ka mbjellë përhapje të paimagjinueshme të armëve që nuk po merr fund fenomeni i armëmbajtjes pa leje, përjashtuar që kemi trafik armësh.

Armë mbajtja pa leje, është burim kriminalitetit. Rasti sot në Fresk është një prej tyre.

E kam nxitur dhe do vijoj ta nxis dorëzimin vullnetar të armëve.

Duhet të shkojmë përtej lehtësirave ligjore, duhen incentiva sociale që të pakësojmë sa të mundemi numrin e armëve pa leje.

Përvec pjesës së amnistimit të kemi edhe incentiva të tjera, që të nxisim qytetarët. Lufta ndaj armëmbajtjes është ilac i uljes së krimeve të rënda.” tha Balla.

Kujtojmë, se mëngjesin e kësaj të enjte vëllai vrau vallënë e më pas veten në zonën e Freskut, si pasojë e një konflikti për pronën që kishin në Bulqizë.

https://fb.watch/pmuSLDh4BW/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *