E habitshme, truri ynë nuk i sheh njësoj numrat 4 dhe 5

Spread the love

Shpejt, sa mollë janë në foton e mëposhtme

Është e lehtë të shihet se janë tre, por falë një mekanizmi të veçantë në trurin tuaj, mund të jetë edhe më e lehtë nga sa mendoni.

Sipas një studimi të ri, truri i njeriut ka dy mënyra të ndara për të përpunuar një numër gjërash: një sistem për sasi prej katër ose më pak dhe një sistem tjetër për pesë e lart.

Shkencëtarët e kanë ditur për një kohë të gjatë që njerëzit përgjigjen ndryshe kur u kërkohet të dallojnë shpejt sasitë mbi ose nën këtë shifër, por deri më tani nuk ishte e qartë nëse kjo tregon vërtet dy mekanizma nervorë sekretë.

Kur shohin 4 ose më pak objekte, njerëzit mund të identifikojnë shpejt dhe në të shumtën e rasteve pa gabuar. Termi për këtë është “subitizim”, një fjalë e shpikur nga psikologët në shekullin e shkuar dhe ndryshon nga numërimi. Ai i referohet një ndjesie që ju dini menjëherë sa gjëra po shihni, pa numëruar apo hamendësuar.

Aftësia zhduket kur shikojmë pesë ose më shumë gjëra. Nëse na kërkohet të përcaktojmë në çast një grup prej shtatë mollësh, për shembull, ne priremi të hezitojmë dhe të vlerësojmë, duke marrë pak më shumë kohë për t’u përgjigjur dhe duke dhënë përgjigje më pak të sakta.

Truri i njeriut ka neurone përgjegjës për çdo numër, me disa qeliza nervore që ndezin në mënyrë selektive në përgjigje të sasive të caktuara.

Disa neurone ndizen kryesisht kur një person sheh dy gjëra.

Megjithatë, shumë prej këtyre neuroneve përgjigjen ndaj numrave pak më të vegjël ose më të mëdhenj, vërejnë studiuesit, me një reagim më të dobët për sasitë jashtë fokusit të tyre numerik.

Ky hulumtim ofron të dhëna të reja rreth mekanizmit të trurit të njeriut duke zbuluar detaje të rëndësishme rreth mënyrës sesi ne i përpunojmë numrat për të shpjeguar pse disa njerëz kanë vështirësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *