Kombinim mes një vrime të zezë dhe një ylli, gjendet objekti i çuditshëm në galaktikën tonë

Spread the love

Një objekt i ri misterioz i zbuluar në Rrugën e Qumështit mund të jetë një kombinim mes një vrime të zezë dhe një ylli të veçantë.

I gjetur 40.000 vite dritë larg në galaktikën tonë, objekti duke se ka disa cilësi të veçanta. Ai përkon me  “hendekun e masës së vrimës së zezë”, siç e quajnë shkencëtarët dhe kjo e bën një formacion të rrallë dhe jo shumë të kuptueshëm.

Objekti sillet rrotull një ylli që pulson rrezatim dhe rrotullohet qindra herë në sekondë, ndaj mund të jetë bashkimi i parë mes një pulsuesi dhe një vrime të zezë. Ky kombinim do të sillte testime të reja për teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit dhe hap dyer të reja në studimin e vrimave të zeza.

Yjet pulsues janë mbetjet e dendura të një ylli të vdekur, ata grumbullojnë shumë materie, më pas shuhen por nuk dihet se ç’ndodh më pas me ta. Disa njerëz mendojnë se mund të kthehen në vrima të zeza. Mendohet se totali  i masës që duhet për të shuar një yll të tillë është sa 2.2 herë masa e diellit.

Por vrimat e zeza me masë më të vogël që janë krijuar nga këta yje janë shumë të mëdha, thuajse 5 herë sa dielli. Ndryshimi i peshës krijon “hendekun e masës së vrimës së zezë” dhe natyra e objekteve në të është e panjohur, ndaj ky zbulim mund të vijë në ndihmë.

Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar diçka që do të ndihmojnë të depërtojnë në veçoritë e materies edhe në kushtet më ekstreme të universit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *