Vodhën 10 mijë euro në vendin e punës, arrestohen dy persona në Tiranë; çfarë i “fundosi”

Spread the love

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “All in”.

Ata u arrestuan pasi në periudha të ndryshme kohore, kanë vjedhur shumën 10 000 euro, në një subjekt ku ishin të punësuar, në lagjen “Ali Demi”.

Dy të arrestuarit, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit, nëpërmjet aparateve të tyre celulare.

Operacioni u finalizua nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “All in”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasve G. K., 34 vjeç, dhe T. C., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në periudha të ndryshme kohore, kanë vjedhur shumën 10 000 euro, në një subjekt ku ishin të punësuar, në lagjen “Ali Demi”.

Nga kontrollet e ushtruara në aparatet e tyre celular ka rezultuar se këta shtetas ushtronin veprimtarinë e paligjshme të organizimit të lotarive të palejuara (basteve sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.“-njofton policia. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *