Blinken vijon turnin e takimeve, pritet nga Rama të Piramida: Në emër të shqiptarëve iu uroj mirëseardhjen

Spread the love

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken e ka zhvendosur takimin e rradhës te Piramida e Tiranës ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij përshëndetëse Rama falenderoi Blinkenin për vizitën e tij në vendin tonë.

 Kryeministri theksoi se dikatori Enver Hoxha, për të cilin u ndërtua edhe Piramida, sot po rrotullohet në varr.

“Unë kam lajme për ju sot, diktatori ynë për të cilën kjo piramidë u ndërtua po rrotullohet në varrin e vet sot. Ai na rriti me urrejtjen për t’iu luftuar, na mësoi t’ju urrenim ju. Na la të vdisnim në porta para se ju të jeni në vendin tonë.  Sot iu mirëpresim dhe urojmë marrëdhënien tonë të ardhshme. Dikur një tempull i errësirës ky tempull zgjeron horizontet e rinisë sonë. Në emër të shqiptarëve iu uroj mirëseardhjen dhe sic u shkrua në ligjin tonë të parë Shtëpia e shqiptarit I përket Zotit dhe mikut, mirësevini në Shqipëri miku im. Kini parasysh nuk jemi aq të mëdhenj e të pasur, por jemi në vend të parë sa I përket dedikimit tonë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *