Aksidenti tragjik në Selanik, nëna e 21-vjeçares greke: Më vrau vajzën dhe iku, shqiptari të marrë dënimin maksimal

Spread the love

Për të dytën ditë në Gjykatën e Apelit Penal të Selanikut ka vijuar gjyqi për vdekjen e 21-vjeçares Ema nga Kreta, e cila humbi jetën në orët e para të 22 nëntorit 2022, pasi u përplas për vdekje në rrugë nga makina që drejtohej nga një i ri shqiptar.

Nëna e viktimës, duke iu referuar 27-vjeçarit shqiptar tha se “Në duar mbante një armë vdekjeprurëse, ishte i paligjshëm nga koka te këmbët”, teksa përmendi nga njëra anë se makina kishte pësuar modifikime dhe shtonte kuajfuqinë, dhe nga ana tjetër se shoferi nuk kishte patentë.

Gjithashtu, nëna e Emës ka thënë se shqiptari ndodhej në Greqi në mënyrë ilegale dhe ishte pa dokumentacionet përkatëse.

Ndërkohë dëshmitarët okularë kanë deklaruar se kanë parë një “shpejtësi marramendëse”, me të cilën lëvizte mjeti dhe një “zhurmë të frikshme”.

“Godasim një kafshë dhe na vjen keq, ky njeri vrau një vajzë, një motër, një mbesë dhe thjeshtë iku nga vendi i ngjarjes”, u shpreh nëna e viktimës, e cila kërkon dënim maksimal për autorin.

Si ndodhi ngjarja?

21-vjeçarja nga Chania, ishulli i Kretës, në mesnatë hipi në avion për të shkuar në Selanik, pasi do takohej me mikeshat dhe miqtë e saj atje. Pak pas orës 1 të mëngjesit, Ema, zbriti nga avioni dhe u nis për në shtëpinë e miqve të saj.

Kur kaloi rrugën Egnatia në qendër të Selanikut, ajo u “hodh” në ajër nga një makinë. Makina drejtohej nga 26-vjeçari shqiptar. Por nuk mbaron me kaq, pasi e përplasi, 26-vjeçari u kthye mbrapsht dhe e shtypi sërish me makinë të renë. Pasi e tërhoqi zvarrë dhe e shtypi sërish, shqiptari u zhduk nga vendngjarja, së paku kështu pohuan dëshmitarët okularë.

Mjaftuan pak orë që i riu të vetëdorëzohej në polici ne shenjë pendese ku edhe kërkoi të komunikonte me prindërit e saj. Duke u justifikuar, i riu u shpreh se u largua nga vendi i ngjarjes sepse jetonte në Greqi pa letra. Ndaj tij ka nisur një procedim penale.

Në dëshminë e tij ai tha se ishte i shkatërruar nga kjo ngjarje dhe nëse viktima nuk do kishte tentuar të kalonte rrugën ‘Egnatia’ (aty ku gjeti vdekjen), asgjë nuk do të kishte ndodhur, mjaftonte që e reja të kalonte në vizat e bardha.

26-vjeçari, sipas ndjekjes penale të prokurorit, akuzohet për drejtim mjeti të rrezikshëm me pasojë lëndim të rëndë trupor (vepër penale), si dhe drejtim mjeti pa leje (kundërvajtje).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *