Arrestohet banda kriminale me 8 shqiptarë në Spanjë, publikohen fotot dhe emrat

Spread the love

Detaje të reja janë publikuar nga grupi kriminal i cili u kap paraditen e sotme në Spanjë, ku 8 anëtarët e bandës u arrestuan nga policia.

Autoritetet spanjolle, kanë arritur të provojnë në total 18 grabitje banesash nga i njëjti grup. Mediat zbardhin identitetin dhe fotot e 8 shqiptarëve të arrestuar të cilët janë Marjan Ndoj, 28 vjeç, Anton Nikolli, 31 vjeç, Anton Kola, 32 vjeç, Romario Balliu, 30 vjeç, Gerald Hoxha, 25 vjeç, Taulant Kolaj, 28 vjeç, Mikael Lazi, 27 vjeç dhe Arben Lazri, 51 vjeç.

Vjedhja e banesave nga shqiptarët ishte kthyer në problem saqë banorët e Puerto de la Torre ishin organizuar për patrullimin dhe ruajtjen e zonës.

Dy prej anëtarëve të grupit janë arrestuar më herët, ndërsa ditën e sotme përfunduan në pranga 6 prej tyre.

Brenda ambientit ku ndërhyri policia, u sekuestrua 1 pistoletë simuluese, 10 mijë euro CASH, mjete për të kryer sulme, një çantë me reagent që përdoreshin për të kontrolluar nëse buzhuteritë janë prej ari, një koleksion monedhash e pullash, veshje të përdorura gjatë grabitjeve, 2 automjete, dokumente dhe hashash.

Pas dhjetëra denoncimeve, agjentët mblodhën prova që tregonin se ngjarjet kishin të njëjtët autorë. Në një prej zonave ku vepronte grupi banorët të pajisur me elektrik dore dhe kamera termike, prej disa javësh organizonin patrulla çdo natë në rrugë dhe për të mbajtur roje kundër grabitësve.

Ata i dërguan një letër Policisë Kombëtare dhe Këshillit të Qytetit të Malagës për të kërkuar prezencën e policisë. Hetimet e nisura i lejuan agjentët të mblidhnin një sërë provash që i çuan në një shtëpi, ku shqiptarët fshiheshin dhe u arrestuan.

Bizhuteritë e gjetura, disa prej tyre tashmë janë identifikuar nga pronarët e ligjshëm, ndërsa për të tjerat, sipas Policisë Kombëtare, vijojnë hetimet për origjinën e tyre. Hetimi mbetet i hapur dhe agjentët nuk përjashtojnë që të arrestuarit të jenë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera të së njëjtës natyrë.

Të arrestuar:

1- Marjan Ndoj, 28 vjeç
2- Anton Nikolli, 31 vjeç
3- Anton Kola, 32 vjeç
4- Romario Balliu, 30 vjeç
5- Gerald Hoxha, 25 vjeç 
6- Taulant Kolaj, 28 vjeç,
7- Mikael Lazi, 27 vjeç
8- Arben Lazri, 51 vjeç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *