Akuzohet për shpërdorim detyre, Gjykata e Lartë lë në burg Vangjush Dakon

Spread the love

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për një masë me të butë sigurie dhe e ka lënë në burg. 

Dako mbahet në qeli prej muajit qershor, pasi akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre.

Ish-kryebashkiaku Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

Rasti i parë për të cilën akuzohet Dako lidhet me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin.

Akuza tjetër që rëndon mbi ish-kryebashkiakun lidhet me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare, që iu rrit vlera 10-fish.

Bashkë me Dakon Gjykata e Posaçme la në burg edhe gjashtë zyrtarë të tjerë.

Ndërsa për topografin Adrian Bulku dhe përgjegjësin e zyrës urbanistike, Adnand Toçila, gjykata e posaçme nga arrest me burg vendosi masën arrest shtëpie, kurse për Diana Dedjan, specialiste e Urbanistikës në bashkisë e Durrësit u vendos masa detyrim paraqitje.

Në burg janë lënë edhe Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, i cili akuzohet për  “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të krer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin”;

Fiqiri Farruku, administrartor i firmës së ndërtimit “Fakle” Sh.p.k. nën  akuzë për “falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”;

Ermal Lama, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, nën akuzë për “Shpërdorim detyre” dy herë dhe “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”;

Fatmir Ejupi, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, nën akuzë për Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”;

Meri Semini, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, nën akuzë për “Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim” dhe Firzilet Hajdëri, nën akuzë për “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *