Dosja 5D/ Pas hekurave me urdhër të SPAK, ndërpritet seanca për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e bashkisë së Tiranës

Spread the love

Teksa sot do të jepej masa në GJKKO për 8 drejtorët e ish-drejtorët e bashkisë Tiranë të cilët dyshohen për veprën penale të korrupsionit në lidhej me të ashtuquajturën dosja 5D, gjyqi është ndërprerë.

Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, drejtorët më të rëndësishëm në institucionin e bashkisë, do përballen me gjykatën me pranga në duar.

Të tjerët, do të njihen me masën Detyrim për paraqitje. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë 5D, e cila ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.

Hetimi nisi kryesisht nga SPAK, më pas ka qenë Belind Këlliçi ai që dërgoi një kallëzim të ri për dosjen 5D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *