“Prishtina, shqetësimi më i madh i Serbisë”, Vuçiç sulmon Perëndimin: Po na marrin Kosovën që t’i heqin Putinit asin nën mëngë

Spread the love

Arsyeja përse Perëndimi kërkon të shkëpus përfundimisht Kosovën nga Serbia është për t’i hequr një as nën mëngë Vladimir Putinit.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në fillim të fjalimit të tij para qytetarëve të Serbisë, deklaroi se tema më e rëndësishme për Beogradin është çështja e Kosovës dhe anëtarësimi i mundshëm i saj në Këshillin e Evropës.

Vuçiç paralajmëroi popullin e tij se Serbia ndodhet në një situatë të vështirë, teksa shtoi se kjo nuk vjen për faj të tij, por për shkak të situatës gjeopolitike.

Para disa ditësh, duke mos dashur të prodhoj ndonjë pasojë negative për Serbinë me një reagim të shpejtë dhe urgjent, thashë se jemi në një situatë të vështirë dhe se gjithmonë mund të mendoni për fajin tuaj dhe çfarë keni kontribuar në të. Kësaj radhe kam frikë se jo për fajin tonë por për situatën gjeopolitike po paguajmë një çmim të lartë. Ne do të vazhdojmë të flasim për Kosovën, do të marrim edhe vendime për Këshillin e Evropës. Mendoj se reagimi i Serbisë duhet të jetë i fortë, serioz dhe i përgjegjshëm”, tha ai.

Më tej ai shtoi se Serbi po dënohet nga ndërkombëtaret për tre arsye. Së pari për shkak të pozicionit ushtarako-politik, qëndrimit të saj ndaj luftës Ukrainë -Rusi dhe së fundmi marrëveshjet me Kosovën.

Së pari, do të shihni se bëhet fjalë për presion të përgjithshëm mbi Serbinë dhe popullin serb për shkak të pozicionit tonë ushtarako-politik dhe neutralitetit ushtarak.

Së dyti, është qëndrimi ynë ndaj Ukrainës dhe qëndrimit të Serbisë që dënon sulmin ndaj Ukrainës dhe nuk i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

Arsyeja e tretë që lidhet me të dyja të përmendura është se vendet perëndimore ndjejnë presion të madh për shkak të avancimit të forcave ruse dhe pasigurisë se si do të përfundojë konflikti dhe ndoshta mesazhet e ardhshme nga Rusia, që do të ishte një precedent si Kosova”, tha ai.

Gjithashtu, Vuçiç shtoi se i gjithë ky presion i nxituar ndaj Serbisë, vjen si rezultat i zgjedhjeve të ardhshme në SHBA dhe luftërave që po zhvillohen në Gaza dhe Ukrainë. Ai shtoi më tej se ky presion e vë Serbinë në një pozitë tepër të vështirë, në një kohë, ku sipas tij, Serbia nuk ka hequr dorë nga rruga drejtë BE-së.

“Ata janë në nxitim nga njëra anë për shkak të zgjedhjeve amerikane, për shkak të gjithçkaje që po ndodh në Gaza dhe në Ukrainë. Kjo na vë në një situatë politike thuajse të pamundur, sepse jemi në rrugën evropiane, nuk kemi hequr dorë nga ajo rrugë, kemi arsye të panumërta pse jemi në atë rrugë, por pozicioni ynë do të jetë gjithnjë e më i vështirë dhe më i ndërlikuar”, tha Vuçiç.

Më tej ai kritikoi Perëndimin për situatën me Kosovën. Ai tha se Perëndimi po tenton t’i hedhë hi syve me sanksionet e vëna ndaj Kosovës. Vuçiç tha se sanksionet ishin provizore, pasi ato nuk e ndaluar Kosovën që të avancojë në forumet dhe institucionet e BE-së.

Për nëntë muaj, ata thonë se kanë vendosur sanksione ndaj tyre vitin e kaluar, ata vendosën sanksione por morën pjesë absolutisht në të gjitha forumet. E kam fjalën për fuqitë perëndimore. Sanksionet u futën sepse dikush do të izolohej, dhe nuk ka asnjë forum në të cilin Prishtina nuk ishte ftuar, liberalizimi i vizave dhe statusi i tyre në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës u përmirësua dhe shikoni mrekullitë në ditën e bombardimet e NATO-s, nuk janë bombardime, ky është agresion, e pëlqen SHBA-ja apo jo, nuk më intereson kjo, ishte agresion, dhe do të jetë për aq kohë sa unë të jem president dhe përderisa të kem ndikim në parti”, deklaroi presidenti i Serbisë.

Ai shtoi se arsyeja përse Perëndimi kërkon të shkëpus përfundimisht Kosovën nga Serbia është për t’i hequr një as nën mëngë Vladimir Putinit.

“Ky është shkaku pse jemi në shënjestër të Prishtinës dhe atyre që i kanë përkrahur”, tha ai.

Ai foli edhe për çështjen e dinarit serb në veri të Kosovës. Vuçiç tha se në takimin në Bruksel u ushtrua presion ndaj Serbisë për heqjen e dinarit.

Kërkojnë që ne t’ua shesim të huajve degët e Bankës Kombëtare të Kursimeve. E ke seriozisht? Ata thjesht nuk janë normalë. Mund të qeshësh, nuk janë normalë bashkë! As rastësisht dhe as në asnjë mënyrë nuk do të pranojmë heqjen e dinarit. Mos na përkëdheli më kurrizin, mjaft na gënjyet dhe na mashtruat”, përfundoi Vuçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *