“Të mos vendoset ushtria serbe në kufi me Kosovën”, Vuçiç i përgjigjet ashpër Stoltenberg: Është puna jonë!

Spread the love

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur ashpër sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg pasi ky i fundit tha se Serbia nuk duhet të vendosë ushtri në kufi me Kosovën.

Vuçiç i është kundërpërgjigjur deklaratës së tij duke thënë se “ku e vendosim ushtrinë tonë është punë e jona”.

“Ne diskutuam të gjitha çështjet e rëndësishme për më shumë se një orë e gjysmë dhe bashkëpunimi me NATO-n dhe KFOR-in është i rëndësishëm për ne, me shpresën se do të kemi siguri në Kosovë. Serbët janë kërcënuar dhe sulmuar, shqiptarët asnjëherë nuk janë sulmuar. Për të qenë të saktë, vetëm serbët janë sulmuar që nga viti 2001 dhe sidomos kur Kurti ka qenë në pushtet.

Ku e vendosim ushtrinë tonë është punë e jona. Meqenëse e di se Perëndimi është i interesuar vetëm për Banjskën dhe Zveçanin, më duhet të them se ne kemi një pikëpamje tjetër për atë që ka ndodhur, por i kuptojmë kërkesat e NATO-s dhe Perëndimit”, tha Vuçiç.

Kujtojmë se, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha ditën e sotme se grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *