Prokuroria kërkoi burg të përjetshëm, dënohet me 17 vite Rigels Gjinaj që vrau shqiptarin në Itali

Spread the love

Nuk ka dënim të përjetshëm për Rigels Gjinajn, shqiptarin e akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij Emanuel Rroku.

34-vjeçari u dënua sot në shkallë të parë me 17 vjet e 4 muaj. Gjykata e kryesuar nga gjyqtarja Rossella Ferrrazzi e uli dënimin me një të tretën, shkruajnë mediat italiane.

Mbrëmjen e 16 shtatorit 2022, Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali përgjatë Via Allea Comunale në Turbigo. Në këtë moment, me sa duket ka lindur një debat me Rigelsin.

Në debat e sipër që kulmoi me vrasje, 34-vjeçari shqiptar nxori pistoletën gjysmë automatike dhe qëlloi të paktën tre herë. Një plumb goditi bashkatdhetarin e tij 23-vjeçar dhe dy të tjerët plagosën po aq persona, përfshirë këtu një djalë 20 vjeçar.

Gjatë sherrit, një breshëri plumbash të shkrepur nga arma e 34-vjeçarit dhe një prej tyre ka goditur Rrokun në arterien karotide. 23-vjeçari ka ndërruar jetë pak pasi ka mbërritur në spitalin e Legnano-s, ndërsa 34-vjeçari është shtruar për disa kohë në Gallarate për shkak të dhunës që ka pësuar atë mbrëmje.

Raporti balistik

Muajt e fundit pikërisht në atë lokal është bërë ekzaminimi balistik. Hetuesit e Parmës rindërtuan skenën e krimit, për të përcaktuar nëse ishte apo jo një vrasje me dashje. Nga ekspertiza konstatohet se gjuajtja vdekjeprurëse është qëlluar nga një distancë prej 25 deri në 45 cm, ka goditur gjerdanin e Rrokut dhe është devijuar drejt qafës së tij, shkruajnë mediat italiane.

“Nuk doja të vrisja njeri. Do të doja të kthehesha pas dhe të fshija gjithë këtë dhimbje”, deklaroi Rigelsi, i cili përfundoi në burg për vrasje. Avokati i tij kërkoi drejtësi “restauruese”, të cilën prokurori përgjegjës për hetimin e kundërshtoi, duke kundërshtuar rrethanën rënduese të arsyeve joserioze.

Prokuroria Publike i kërkoi Gjykatës së Asizes së Busto Arsizio dënimin me burgim të përjetshëm me izolim ditor për 34-vjeçarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *