“Jam e pamartuar, s’doja ta merrnin vesh”/ La foshnjën në bodrum, lëshohet urdhër arresti për nënën 30 vjeçare

Spread the love

30-vjeçares që la në bodrum foshnjën e porsalindur  sapo i është komunikuar urdhër arresti.

Sapo të dalë nga ambientet e spitalit do të akomodohet te Blloku i Sigurisë. Ajo akuzohet për braktisje të fëmijës.

Nëna e cila braktisi foshnjën e saj një ditë më parë ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë dhe ka braktisur bebin ka qenë sepse nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj, por edhe nga opinioni.

Egljanta Isufi, 30 vjeç është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë.

Ajo e la foshnjën në bodrumin e një pallati në Yzberisht ditën e mërkurë.

I porsalinduri është vënë re nga një zotëri në mënyrë të rastësishme, i cili ka dëgjuar të qarat e fëmijës teksa ishte duke pirë cigare.

Foshnja i përket gjinisë mashkull dhe u dërgua në spital në gjendje mjaft të rënduar dhe të dëmtuar. Aktualisht vijon të jetë i intubuar dhe sipas mjekëve gjendja vijon të jetë kritike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *