Kaos total në Kuvend, salla mbulohet nga tymi; seanca mbyllet pas 20 minutash

Spread the love

Një situatë e pazakontë është krijuar sot në Kuvend, ndërsa salla është mbuluar nga tymi.

Deputeti i Rithemelimit, Saimir Korreshit ka ndezur në Kuvend tymuese.

Kaos total në Kuvend, salla mbulohet nga tymi; seanca mbyllet pas 20

Teksa salla e Kuvendit është mbushur me tym, Kryetarja e Kuvendit Linidita Nikolla e përjashtoi nga seanca Korreshin.   

Më pas Nikolla kërkoi ndërhyrjen e gardës për të vendosur rregull.

Kaos total në Kuvend, salla mbulohet nga tymi; seanca mbyllet pas 20

Berisha ka reaguar duke i thënë se nuk mund të preken deputetët.

Opozita është e vendosur të mos lejojë jetë normale parlamentare deri në plotësimin e kërkesave të saj: Ngritjen e komisioneve hetimore, përfshirjen në komisionin e reformës zgjedhore mazhoranca të heqë dorë nga përfshirja në zhvillimet e brendshme të opozitës.

Teksa tymi kishte mbushur sallën, fjalën e mori ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Ai ju kërkoi deputetëve demokratë që të mos keqpërdoren nga interesat personale të një individi, referuar ish-kryeministrit Berisha.

“Deputeti ligjvënien e ka detyrë primare. Kjo pamje tregon se këtë punë nuk e keni marrë seriozisht. Përkeqëson marrëdhënien me njerëzit. Thirrja ime ndaj pjesës më të madhe të deputetëve të djathtë, ju lutem mos u keqpërdorni nga interesi dhe halli personal i një njeriu”, tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *