Sulmet ndaj SPAK, deputeti i PS: Meta po kërcënon publikisht, shenjë e njerëzve që frikësohen nga diçka

Spread the love

Deputeti i Partisë Socialiste Lavdrim Krrashi në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, foli për sulmet e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Ai u shpreh se Meta po kërcënon publikisht, ndërsa theksoi se këto janë shenja të njerëzve që vërtet kanë diçka.

Ndër të tjera socialisti tha se sulmet ndaj institucioneve janë të papranueshme.

“Për sa i përket këtyre zhvillimeve në Shqipëri njerëzit pretendojnë se të gjithë i finë të gjitha. Është një zhvillim, sidomos sulmi që i bëhet drejtësie. Realisht nuk kam fjalë ta përshkruajë. Ata jo vetëm që të thonë , por as ta mendojnë këto deklarata. Kërcënimet publike nuk është pjesë e politikës, por e drejtësisë. Është puna e tyre se si i bëjnë pyetjet. 

Janë shenja të njerëzve që vërtet kanë diçka. Pse do duhet të ishte ky reagimi? Në politikë duhet të kesh kujdes me komunikim publik. Sulmet ndaj institucioneve janë të papranueshme për mua”, tha Krrashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *