Përshkallëzohet protesta e opozitës, hidhet molotov para Bashkisë së Tiranës

Spread the love

Është përshkallëzuar protesta e opozitës, teksa qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt godinës së Bashkisë së Tiranës.

Protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe molotov, duke shkaktuar një zjarr të madh në hyrje të bashkisë.

Tymi i zi dhe zjarri mbuluan derën e institucionit, ndërsa forcat e policisë kanë shuar flakët.

Përveç molotivit dhe flakadanëve, protestuesit hodhën edhe bojë të zezë dhe mollë drejt Bashkisë. 

Me megafon Tedi Blushi, këshilltar bashkiak i Partisë së Lirisë të cilin Meta e ka propozuar për ta bërë dhe sekretar të përgjithshëm të kësaj partie sulmoi sërish SPAK. Duke akuzuar prokurorinë e posaçme se po bashkëpunon me Erion Velinë i kërkoi këtij të fundit të largohet.

“Nga ky shesh po të paralajmërojmë se nëse vijon të mbrohesh me SPAK-un e kapur me polici që e ke shndërruar në badigardë personal tënd ta dish mirë do të hyjmë në zyrë ne e do të të arrestojmë ty dhe më pas Edi Ramën”, tha Blushi.

Opozita, por edhe qytetarë po protestojnë që prej orës 11:00 para bashkisë, pas arrestimeve të disa ish-zyrtarëve të këtij institucioni për abuzim me detyrën për dosjen ‘5D’. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj. 

Të pranishëm ishin edhe deputetë të opozitës, ndërsa Belind Këlliçi theksoi se aksioni do vijojë derisa Veliaj të largohet nga posti.

Në pankartat që mbanin në duar shkruhej: Mjaft! Jep dorëheqjen!

Kjo është protesta e tretë që organizon shoqëria civile me mbështetjen e PD, pas arrestimit të disa ish-zyrtarëve të bashkisë më të madhe në vend.

Përshkallëzohet protesta e opozitës, hidhet molotov para
Përshkallëzohet protesta e opozitës, hidhet molotov para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *