Fisniku publikoi videon me Fjollën, reagon këngëtarja: Ai e bën për vëmendje

Spread the love

Ditën e djeshme në rrjetet sociale ka qarkulluar me shpejtësi një video e Fjolla Morinës, e publikuar nga ish-bashkëshorti i saj, Fisnik Syla.

Biznesmeni ka postuar një video ku duket Fjolla në makinë dhe ka vendosur një emoji me sy zemra e duket se ata jo vetëm që kanë bërë paqe, por edhe janë rikthyer me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që për një kohë të gjatë kanë pushtuar kryeartikujt e mediave rozë për shkak të deklaratave të rënda, sidomos nga ana e Fjollës kundrejt Fisnikut, kjo video e publikuar bëri ‘lëmsh’ rrjetin.

Në lidhje me këtë video virale, Fjolla ka reaguar menjëherë dhe ka hedhur poshtë lajmet se ajo dhe Fisniku janë rikthyer me njëri-tjetrin. Ajo shtoi gjithashtu se ky postim, i bërë nga ish-bashkëshorti i saj, është thjesht për të tërhequr vëmendjen e publikut.

Kujtojmë se këngëtarja ka akuzuar ish- partnerin e saj, Fisnik Sylën se e ka vendosur ai armën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020.

 Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *