IKMT ‘zbarkon’ në Velipojë, nis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje

Spread the love

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur ditën e sotme operacionin për pishjen e objekteve pa leje në zonën bregdetare të vendit.

IKMT ka zbarkuar në plazhin e Velipojës. Kryesisht janë bazamente betoni të ‘beach bareve’ dhe ndërtime të tjera të evidentuara nga ky inspektoriat.

Bëhet me dije se do të asgjësohen 11 objekte buzë detit. Në këtë aksion janë rreth 65 efektivë të policisë së Shkodrës ndërsa forcat e operacionale janë në mbështetje të aksionit.

Një pjesë e bizneseve kanë zgjedhur ti çmontojnë vetë duke mos bërë rezistencë ndaj këtij aksioni i cili pritet të zgjasë të paktën 2 ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *