Vilë luksoze, lokal dhe toka/ Prokuroria e Durrësit sekuestron pronat e Saimir Gjepalit, pjesë e grupit të Avdylajve

Spread the love

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Saimir Gjipali, i dënuar në Shqipëri dhe Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike.

Saimir Gjepali, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare si pjesë e grupit të Avdylajve.

50-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi në janar të vitit 2022, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Milanos në Itali në vitin 2011 e dënoi me 24 vite e 2 muaj, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Gjepali, ka qenë i arrestuar në vitin 2018 në Shqipëri për laboratorin e heroinës në Has, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të Avdylajve, ku u goditën 4 grupe kriminale. Ai u bë protagonist pasi në 30 maj të vitit 2020 ishte pjesë e grupit që ndezën revoltën në burgun 313 në Tiranë, ku dhe vendosën policin me shpatulla pas tualetit. Ai ka qenë edhe subjekt i OFL-së.

Si ndodhi revolta në burg?

Gjithçka nisi nga qelia numër 5 në natën e 21 maj 2020 në ora 23:25 kur policët e burgjeve filloi kontrollin e qelive të burgut 313 ku ishin vendosur 4 anëtarët e grupit Avdyli dhe një italian, Giovani Di Cosimo, i cili ka qenë pacienti i parë me COVID brenda sistemit të burgjeve. Në qeli me atë ishin edhe Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli, Saimir Gjepali, ky i fundit sot i ekstraduar.

Nga kontrolli, të paraburgosurve iu gjet një celular, pronësinë e të cilit, thotë raporti, askush nuk e pranoi duke e kundërshtuar. Sipas të paraburgosurve, celularin mund ta kishte kaluar pastruesi.

Gjatë kohës së kontrollit, të paraburgosurit, po sipas dosjes, kanë kundërshtuar me forcë policinë. Momentet e tensionit kanë qenë të forta dhe efektivët janë kërcënuar me jetë dhe ofenduar nga të paraburgosurit. Kundërshtimi dhe dhuna janë të dokumentuara nga pamje filmike të kamerave të brendshme të sigurisë.

Në dosje thuhet se në momentin që policët bllokuan derën e bankës brenda në dhomë që të mos hidheshin sendet e ndaluara, dy të burgosur janë afruar me insistim për t’u futur në tualet duke u përplasur me policinë, madje ‘kanë përplasur policin me shpinë pas derës së tualetit’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *