Edi Rama kërcënoi SPAK-un nga resorti i Dulakut: Mos heto Portin e Sarandës që grabiti Artani i Vizion Plus!

Spread the love

Po i kujtojmë SPAK-ut, se Artan Dulaku është i skeduar nga BE-SHBA, si pastrues i miliardave të botës së krimit; konkretisht me grupin e kokainës Ben Qimja- Trifon Murataj të “Bana-King”, por dhe të miliardave të Amant Josifit të rrjetit Call-Center…

Aq në siklet është Edi Rama me aferën e portit detar, bazë ushtarake e Limionit në Sarandë, të cilën Olta Xhaçka ia ka dhuruar Artan Dulakut, sa vjedhjen e kësaj pasurie kombëtare që po hetohet nga SPAK, ai e bëri objekt të Asamblesë së PS-ës.

Nuk e trajtoi si korrupsion të ish-ministres Olta Xhaçka, duke ia dhuruar Artan Dulakut, 537 mijë m2 tokë, buzë detit në Sarandë, për të ndërtuar kompleks vilash e port jahtesh privat.

Për grabitjen e kësaj pasurie shtetërore me vlerë miliarda Euro, SPAK ka marrë nën hetim ish-Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe Artan Dulakun, bashkëpunëtorë në hartim dokumentesh zyrtare false, për të realizuar grabitjen.

Por nga mbledhja e asamblesë së PS-ës, që u zhvillua te resorti i kokainës “San Pietro-Hotel Meliá” në Lalz i Artan Dulakut; kryeministri Edi Rama mbrojti Olta Xhaçkën dhe kërcënoi SPAK-un, duke i bërë thirrje prokurorëve, të ndërpresin hetimin për Portin e Limionit Sarandë që Babloku ka grabitur me Artan Dulakun.

Është çmenduri edhe ta mendosh, që nga resorti i ndërtuar me financa të botës së krimit, ku kryeministri çoi partinë dhe qeverinë për mbledhje, kërcënoi publikisht SPAK-un, që të mos hetojë aferat e firmosura në favor të grupit mafioz.

Duke e quajtur hetimin e SPAK, absurditet dhe mendësi anormale të prokurorëve, Edi Rama, zbuloi se për kompleksin turistik te Porti i Limionit në Sarandë, financimi është 200 milionë Euro.

Por nuk tha, se ku i ka gjetur Artan Dulaku, 200 milionë Euro për të ndërtuar këtë port jahtesh e kompleks vilash, kur sipas deklarimeve të tij në Qendrën Kombëtare të Biznesit  deri më 10 mars 2024, ai ka vetëm 3.3 milionë Euro gjendje e 34 milionë Euro borxhe te trafikantët e në banka.

Pas këtij kërcënimi që bëri Edi Rama, për të ndërprerë hetimin e dyshes Xhaçka- Dulaku, dhe rrjedhimisht të Edi Ramës që ka firmosur vendimin e qeverisë; SPAK jo vetëm nuk duhet ta ndalojë hetimin, por duhet të hetojë për burimin e 200 milionë Euro që do financojë Artan Dulaku.

Po kështu, SPAK duhet të fillojë hetimin, për burimin e 145 milionë Euro, që Artan Dulaku ka financuar për ndërtimin e kompleksit hoteleri resort “San Pietro-Meliá” mbi 335 mijë m2 tokë pronë shtetërore në Lalz, të cilën kryeministri Edi Rama ia ka dhënë falas.

SPAK duhet të fillojë hetimin, për burimin e 150 milionë Euro, që Artan Dulaku po financon  për ndërtimin e resortit, vilave dhe portit të jahteve “Marina Orikum”, në 110 mijë m2 tokë shtetërore.

SPAK duhet të hetojë burimin e 120 milionë Euro, që Artan Dulaku po financon në Himarë për resortin “Gone Perivol” me vila, hotele e fshat turistik mbi 265 mijë m2 tokë pronë shtetërore, dhënë nga kryeministri Edi Rama me Vendim Nr. 24/2, datë 20/11/2017 si gjoja investitor strategjik.

Përveç burimeve të financimit në vlerë totale 615 milionë Euro vetëm për këto 3 resorte e  projekte turistike, SPAK duhet të hetojë dhe grabitjen e 1 milion e 247 mijë m2 toka pronë shteti në bregdet, dhuruar nga kryeministri Edi Rama, sikur i ka pasuritë e tij.

I kujtojmë SPAK-ut, se Artan Dulaku është skeduar nga BE-SHBA, si pastrues i miliardave të botës së krimit; konkretisht të bandës së kokainës Ben Qime e Trifon Murataj të “Bana-King”, por dhe të miliardave të Amant Josifit të rrjtit Call-Center.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *