Berisha qëndron në ‘arrest shtëpie’, shtyhet sërish seanca në GJKKO

Spread the love

Seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare, u shty sërish në Apelin e Posaçëm. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e Prokurorëve ndërsa seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 25 mars në orën 9:00.

“Për arsye profesionale nuk mund të ishin prezent. Është një sebep, janë dy prokurorë, të paktën njëri duhej të ishte prezent. U caktua një datë tjetër, 25 mars në orën 09:00 do të mbahet seanca e radhës. Kërkojmë që Berisha të marrë pjesë në seanca plenare. Pa u rreshtuar politika në qëndrimin e saj këta nuk marrin pjesë”, ka thënë avokati Gjokutaj.

Kujtojmë se GJKKO caktoi ndaj tij masën ‘arrest shtëpie’ më 30 dhjetor të vitit të kaluar, për çështjen e ish-kompleksit Partizani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *