Qëlloi për vdekje ish-boksierin shqiptar në Gjermani, autori letër policisë: Besarin e vrava unë

Spread the love

Një prej autorëve të vrasjes së ish-boksierit shqiptar në Gjermani, Besar Nimani, u ka dërguar një letër autoriteteve ku rrëfen krimin dhe arsyet se përse e ka kryer. Në letër raportohet se 33-vjeçari Ayman Krit pranon vrasjen e 38-vjeçarit shqiptar.

Grupi hetimor që po punon për të zbardhur vrasjen e ish-boksierit nga Kosova, e disponon këtë letër në email. Në të, personi në fjalë deklaron se ai ishte që e qëlloi për vdekje Nimanin, nga frika.

Ai po ashtu pretendon se është rrahur 3 herë nga boksieri 2 vjet më parë në Bielefeld, e se Nimani e kishte kërkuar disa herë me jetë. Ky pretendim konsiderohet absurd nga vëllai i viktimës. Ndërkohë grupi hetimor nuk ka pranuar të komentojë nëse ky email është autentik ose jo.

Hetuesit gjermanë kanë shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë 2 persona, Ayman Daëoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt, të dy 33 vjeç.

Qëlloi për vdekje ish-boksierin shqiptar në Gjermani, autori

Më herët, në një reagim për mediat gjermane, vëllai i boksierit deklaroi se Besari ishte konfliktuar në të shkuarën me një grup kurdësh dhe se ata u hakmorën duke i marrë jetën.

Vetë policia gjermane vijon në mënyrë intensive hetimet, por pavarësisht interesit të mediave vendase, nuk ka dhënë detaje sa i përket motivit apo dhe përparimit të hetimeve.

Besar Nimani u qëllua për vdekje pasditen e 9 Marsit në qytetin e Bielefeld, ku jetonte prej vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *