Mjeku Edvin Prifti del nga SPAK pas 3 orësh, kardiokirurgut i komunikohen akuzat për pastrim parash dhe korrupsion!

Spread the love

Mjeku Edvin Prifti ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK pas më shumë se 3 orësh. Mësohet se mjekut i janë komunikuar akuzat e ngritura ndaj tij për pastrim parash dhe korrupsion.

Kujtojmë se Kardiokirurgu doli në përgjime në dosjen e ish-gjyqtares se Krujës Enkelejda Hoxha, teksa fliste me një nga punonjësit e gjykatës.

Hetimet ndaj tij nisën bazuar në përgjimet e sekretares së Gjykatës së Krujës  të cilat kishin nisur për lirimin e të dënuarve por që kanë zbuluar për Prokurorinë e Posaçme edhe korrupsionin në shëndetësi.

SPAK bën me dije se nga përgjimet ka rezultuar se sekretarja e Gjykatës, Manuela Mallkuçi, i ka dhënë para kirurgut Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion nënën e saj.

Në këtë skemë të kundërligjshme sipas Prokurorisë së Posaçme janë përfshirë dhe Trendafile Frangu dhe Migena Skenderi, infermiere të QSUT-së. 

Gjatë kontrollit në zyrë dhe në banesë, mjekut ju gjetën dhe sekuestruan shuma të mëdha parash. SPAK po e heton nën dyshimet për pastrim parash, si dhe për përfshirje në tenderin e QSUT. Nga ana tjetër, Kardiokirurgu, Edvin Prifti i ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar se parat i ka të gjitha të justifikuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *