Afera ‘Partizani’/ Kërkoi shuarje të masës ‘detyrim paraqitje’, nis seanca në GJKKO, Berisha nuk shkon

Spread the love

Ditën e sotme në orën 10:00 ka nisur seanca pas kërkesës së avokatëve të ish-kryeministri Sali Berisha, i cili kërkon shuarje mase ‘detyrim paraqitje’ për shkak të afateve.

Berisha ka refuzuar sërish të marrë pjesë në seancën e sotme, ndërsa ka dërguar dy avokatët e tij. Berisha kërkon shuarje të masës, i cili ka marrë nga GJKKO për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, çështje për të cilën ish kryeministri është nën hetim.

Në seancë janë të pranishëm avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, të cilët kërkojnë shuarjen e masës “detyrim paraqitje” me arsyetimin se nuk janë respektuar afatet ligjore për marrjen e këtij vendimi. 

Gjithashtu, në orën 13:00 pritet të shqyrtohet kërkesa e Jamarbër Malltezit. Kërkesa shqyrtohet nga gjyqtarja e shkallës së parë, Irena Gjoka. Malltezi është lënë në burg nga gjykata pasi akuzohet për për korrupsion dhe pastrim parash lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

vijon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *