Reformë në shërbimin zjarrëfikës, Balla: Ligj i ri dhe rritje pagash

Spread the love

Shërbimi i zjarrëfikësit do të reformohet plotësisht dhe njëherësh do të ketë edhe një qasje të re për drejtuesit.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë ceremonisë së çertifikimit për 13 oficerët e nivelit të lartë e të mesëm drejtues që fituan gradën në  Akadaminë e Sigurisë, tha se Drejtoria e Përgjithshme sipas qasjes së re do të ketë edhe rol udhëheqës.

 “Jemi në fazën e parë të proçesit, për ta shndërruar rrënjësisht këtë shërbim, por edhe me një qasje të re të Drejtorisë së Përgjithshme, e cila nuk do të ketë rol koordinues, por edhe udhëheqës”, tha Balla.

Balla duke vlerësuar punën e efektivëve, përsëriti edhe një herë premtimin për rritjen e pagave të tyre.

Ndërkohë, ministri kërkoi bashkëpunim dhe angazhim të shpejtë të të gjitha strukturave në rastet e emergjencave.

“Kam një pasqyrë të kapaciteteve teknike në 61 bashkitë, situata nuk është ajo që do doja të kishim, por megjithatë nëse bashkojnë të gjithë forcat edhe me Emergjencat Civile, me Ministrinë e Mbrojtjes, dimë t’i koordinojmë, kemi një fuqi që na garanton përballimin me sukses të situatës së zjarreve apo fatkeqësi të tjera”, ka thënë Balla.

Gjatë sezonit të verës ku ka më shumë flukse turistësh ministri i Brendshëm sheh të nevojshme hapjen e stacioneve provizore të shërbimit zjarrfikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *