“Ka shkuar tek nëna e vet dhe i ka thënë nuk jam mirë”, vjehrra e 18-vjeçares që i dha fund jetës: Nuk i mungonte asgjë

Spread the love

Ngjarja e rëndë e një dite më parë në Lushnjë, ku një 18-vjeçare i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, ka tronditur opinionin.

Detaje të tjera zbulohen ditën e sotme ndërsa është vjehrra e vajzës ajo që sot ka folur për mediat.

Policia raporton se shkaqet që e kanë çuar të renë të ndërmarrë këtë veprim janë konfliktet që ka patur me të fejuarit e saj, 24-vjeçarin E. Drajci.

Vjehrra e vajzës tregon se 18-vjeçarja pasi ka pirë helmin ka telefonuar të fejuarin e saj dhe i ka treguar për veprimin që ka bërë.

“I ka thënë djali po iki të pijë një kafe në lokal, mirë i ka thënë. Më pas ka marrë çunin në telefon dhe i ka thënë që hajde se unë piva helmin. Më ka bërë hatanë. Vetë e ka marrë djalin në telefon. Çuni në sekondë ka ardhur, me 200 e ka çuar makinën. Kjo ka ndodhur pasi ka ardhur nga shkolla. Ka shkuar tek nëna vet dhe i ka thënë nuk jam mirë. Na ka bërë hatanë. Pastaj ka marrë djalin. Unë kam qenë në punë nuk di gjë”, tha vjehrra e viktimës.

Sajmira Drajçi, vjehrra e të resë, ka treguar gjithashtu se vajza ka qenë e ngarkuar në shkollë.

Sipas saj nuk ka pasur asnjë shqetësim familjar.

“Çfarë na bëri moj çfarë na bëri. Unë nuk kam mir çunin. Çuni më thotë do të bëj të njëjtën gjë që ka bërë ajo. Ne e mbanim në pëllëmbë të dorës, nuk i mungonte asnjë gjë. Shkoja në punë torturohesha, thoja asaj mos t’i mungojë asnjë gjë. I thoja mos bëj asnjë gjë o Bruna se dy dhoma janë, rri e qetë. E çonim në shkollë, vinte në shtëpi. Goca ka qenë e ngarkuar nga shkolla. Nuk kanë lënë rehat në shkollë”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *