Makina “shoshë” nga plumbat, publikohen pamjet e ekzekutimit të mafiozit të njohur grek

Spread the love

Publikohen pamjet e atentatit të pak ditëve më parë në Greqi, ku u ekzekutua një anëtar i lartë i mafies vendase.

Vangelis Zambounis ra në grackën e vdekjes në orët e para të 14 janarit teksa qëndronte në makinën e tij BMV.

44-vjeçari mafioz i njohur në vend me nofkën ‘Proshuta’ kishte parkuar pranë një pike karburanti, para se vrasësit të vinin nga prapa me një makinë të vjedhur Jeep Lexus me targa false.

Kamerat e sigurisë tregojnë burrin e maskuar që i afrohet fuoristradës së Zambounis para se të qëllojë dhjetra herë në dritaren e derës së tij.

Kreu i policisë Stavros Balaskas tha: “Ai jetonte ‘me shpatë në dorë’, dhe rrjedhimisht prej saj vdiq, ose më saktë prej plumbave. Ata që kryen sulmin dukeshin të vendosur për ta realizuar”.

Policia tha se ka ndaluar shtatë të dyshuar për vrasjen me porosi që besohet se është ose një akt hakmarrjeje ose një tentativë marrje e kontrollit të aktivitetit mafioz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *