Babë e bir ndërruan jetë nga shpërthimi në biznesin e deputetit Çela, Bashkia Lushnje mbulon shpenzimet e ceremonisë mortore

Spread the love

Këshilli bashkiak i Lushnjës është mbledhur në një mbledhje jashtë radhe dhe ka miratuar një kërkesë të administratës për mbështetje ekonomike për familjen Hoxha.

Në relacion kërkohej konsensus për shumën e shpenzimeve të ceremonisë mortore të Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir të cilët humbën jetën nga shpërthimi në një kapanon në Lushnjë.

Me propozimin e Klement Çela i opozitës shuma u kërkua 5 milionë lekë të vjetra dhe u mbështet edhe nga këshilltarët e tjerë.

Këshilli miratoi shumën 5 milionë lekë të vjetra për shpenzimet e ceremonisë mortore.

Sakaq kryetarja Sefa deklaroi që është ngritur një grup pune për verifikimin e dëmeve.

Në fjalën e tij sekretari i Rithemelimit Klement Çela kërkoi zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para ligjit të përgjegjësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *