Merret peng me forcë 30-vjeçari në Durrës, shkak borxhi për pazare droge në Angli; arrestohen 3 autorët 

Spread the love

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona. Sipas policisë 3 të arrestuarit  Iljaz Kotorja, Geri Cani dhe Jurgen Delia morën peng një 30-vjeçari për shkak të një borxhi 6 mijë paund.

Shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën policore se tre shtetas kishin marrë peng një shtetas dhe po lëviznin në zonën e plazhit, në drejtim të Shkozetit, me një automjet, kanë organizuar punën dhe falë reagimit në kohë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar.

Nga kontrolli rezultoi se në automjet ndodheshin 4 shtetas, njëri nga të cilët ishte i marrë peng nga 3 shtetasit e tjerë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. H. ishte marrë dhe mbajtur pa dëshirën e tij, në automjetin tip “BMW X5”, nga shtetasit I. K., 27 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, G. C., 26 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës dhe J. D., 29 vjeç, banues në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës.

Këta tre shtetas po e kërcënonin shtetasin B. H., për t’iu dhënë shumën 6 000 paund, të cilën shtetasi I. K. pretendonte se ia kishte detyrim shtetasi B. H., për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për narkotikë, në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve I. K., G. C. dhe J. D., dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë“, të kryera në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *