SPAK operacion në disa qytete, lëshohen 26 urdhër-arreste; kapen 4 efektivë dhe zyrtarë

Spread the love

Janë lëshuar 26 urdhër arreste mes tyre dhe punonjës policie.

Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet ndaj një grupi kriminal të trafikut të kokainës dhe korrupsionit.

Një operacion i shtrirë në të gjithë Shqipërinë por edhe me gjerë është kryer nga Drejtoria e Përgjithshme kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe emigrantëve të paligjshëm.

Operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit kryesisht në pikat kufitare, por edhe në zonat ku kalojnë rrugën ndërqytetase.

Krahas policisë në këtë operacion të gjerë është i përfshirë edhe SPAK.

Në kuadër të këtij operacioni mësohet se janë arrestuar edhe 4 efektivë e zyrtarë të Policisë së Shtetit, ndërsa SPAK ka lëshuar 26 urdhër-arreste.

Bëhet fjalë për 4 efektivë të përfshirë në trafikim të qenieve njerëzore si edhe emigracionit të paligjshëm. Dyshohet se trafikantët kalonin klandestinë nga kufiri me Greqinë në territorin shqiptar.

Konkretisht mësohet se bëhet fjalë për efektivët e arrestuar:

Altin Hasani

Edmond Braja

Arjel Hoxha

Ermal Hoxha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *